Adriana Lima në dush (Video)
Më në fund do eksportojmë mish, aleance ushqimore me Ukrainën
Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit.Përmes një letre dërguar Qendër së Eksporteve Shqiptare, Boris Kobal drejtor i Shërbimit Shtetëror të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, njoftoi se Shqipëria tashmë mund të eksportojë produktet e saj blegtorale në këtë vend.
Mc Cain në Tiranë për “Sheshin e Lirisë” të opozitës iraniane
Vizita e ish-kandidatit për President në SHBA, John Mc Cain u shoqërua me disa takime kortiezie me udhëqësit e Shqipërisë, të cilët postuan me jo pak krenari edhe fotot nga dorështringimi historik me një veteran të luftës së Vietnamit. Por qëllimi i ardhjes në Shqipëri i senatorit amerikan ishte takimi me anëtarë dhe presidenten e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi. Në takimin që u mbajt në Tiranë Mc Cain iu drejtua me një fjalë anëtarëve të opzoitës iraniane, duke folur me optimizëm për luftën e opozitës iraniane.
Aeroplanmbajtësja Carl Vinson niset drejt Koresë (Video)
Tre aeroplanmbajtëse amerikane do të lundrojnë javën e ardhshme në Detin e Japonisë. Ato janë USS Carl Vinson, USS Ronald Reagan dhe USS Nimitz. Lundrimi i tyre lidhet me stërvitjen e përbashkët detare mes Uashingtonit dhe Seulit. Aeroplanmbajtësja Carl Vinson pritet të hyjë në Detin e Japonisë më 25 prill dhe dy të tjerat pas saj, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një burim të qeverisë së Koresë së Jugut.
Ndarja në dysh e Turqisë, BE komenton fitoren e brishtë të Erdogan
Fitorja e brishtë e presidentit turk Erdoan në referendumin e së dielës ka ngjallur reagimin e Bashkimin Evropian që menjëherë i bëri thirrje Turqisë të kërkojë një "konsensus kombëtar". Presidenti turk i është referuar mundësisë për të organizuar një referendum të ri, këtë herë për rikthimin e dënimit me vdekje, një nismë që nënkupton fundin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Llalla arreston 10 policë të Portit të Durrësit
Valë arrestimesh në Portin e Durrësit dhe doganat e Tiranës dhe Qafë Thanës. 18 persona mes të cilëve 10 punonjës policie të Portit të Durrësit dhe 8 doganierë të këtyre pikave janë vënë në pranga pas dyshimeve se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave me 10 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, në dy muajt e fundit.
SHBA: Për Korenë e Veriut, në tryezë të gjitha opsionet
Administrata amerikane e Donald Trump është e përgatitur edhe për ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë së Veriut, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, gjenerali H.R. McMaster, deklaroi sot se SHBA shpresojnë që të mos kalohet në përdorimin e forcës, por nëse do të nevojitet SHBA nuk do të hezitojnë.
Erdogan merr mandatin për të Sunduar
Erdogan i mundi të gjithë. Në emër të rritjes ekonomike të pandërprerë, të rritjes së autoritetit të Turqisë, ndikimit të saj në botën myslimane dhe në emër të një roli të ri në raport me perëndimin, presidenti turk ka marrë së fundmi kartëvizitën plebishitare për të sunduar. Referendumi për ndryshimet kushtetuese ka dhënë 51.3% Po dhe 48.7% Jo. Që do të thotë se një shumicë e lehtë e turqve mendojnë se Erdogan duhet të marrë frenat e shtetit në dorë në të gjitha drejtimet.
Sulltan apo shërbëtor i popullit? Thjesht nuk ka rivalë
Sulltan apo shërbëtor i popullit? Me këtë pyetje "The Economist" nisi eksplorimin e informacioneve që fshihen pas perdes konfuze për udhëheqësin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është një person që mund të lexohet lehtësisht. Inteligjent dhe i paparashikueshëm, protagonisti i referendumit të së dielës është duke rindërtuar atë që ai e përkufizon si mrekullinë turke të kësaj dekade. Një mrekulli me çmim të rëndë për vendin e fortë të Mesdheut. Rexhep Taip Erdogan ishte që i vogël një triblues i mirë që përmbyste rezultate.