SHISH përfiton rritje buxheti me 5.2%. Komisioni i Sigurisë miraton kërkesën e shërbimit

Postuar në 06 Nëntor, 2017 11:59

 Shërbimi Informativ i Shtetit ka kundërshtuar përmes përfaqësuesve, buxhetin e akorduar nga qeveria për vitin 2018. Në mbledhjen e mbajtur për këtë çështje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, përfaqësues të SHISH, kanë kundërshtuar fondin 1.5 miliardë lekë duke kërkuar para shtesë për ndërtime godinash, paga dhe përgjime. Report Tv citon burime brenda mbledhjes së Komisionit, sipas të cilave kërkesa e SHISH është pranuar nga deputetët me arsyetimin se kontribuon te siguria kombëtare.

Reporter.al/Ndotja nga hidrokarburet në Patoz Marinëz(video)

Postuar në 06 Nëntor, 2017 11:24

Materiali i mëposhtëm trajton efektet e naftës në zonën e Patosit, ku fushat inaktive po kthehen në pika kritike ndotjeje me pasoja për shëndetin e njerëzve. 

Reagime ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Serbi

Postuar në 06 Nëntor, 2017 10:51

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Chepurin ka provokuar reagime në Serbi pas deklaratës së tij për median ruse “Sputnik” se vizitës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Yee, iu kushtua shumë vëmendje. Një akademik serb, Dusan Teodoroviç, ish-anëtar i lëvizjes opozitare “Mjaft është Mjaft” dhe një nga themeluesit e lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, ka reaguar duke i kujtuar Chepurin se nuk ka pse ta ndihmojë më Serbinë. Po kështu thirrja i ka shkuar edhe Qendrës Humanitare në Nish, për të ciln Teodoroviç shprehet se nuk duhet të vijojn më me qëndrimin në Serbi.

Hapet për vizitorët bunkeri antibërthamor i Titos

Postuar në 06 Nëntor, 2017 08:55

Ministrja daneze për Imigracionin "sulmohet" nga azilkërkuesit e refuzuar

Postuar në 06 Nëntor, 2017 08:29

Një grup emigrantësh kanë protestuar dhe gati sulmuar ministren daneze për Imigrimin, Inger Støjberg, e cila ishte për një vizitë në një qendër deportimi në Sjælsmark. Emigrantët ishin të irrituar pas refuzimit prej saj të kërkesës së tyre dhe për faktin se ministrja i kushtoi vëmendje vetëm një familjeje. 

A po e shtyn Arabia Saudite - Izraelin drejt një lufte me Iranin?

Postuar në 06 Nëntor, 2017 00:10

Saad Hariri, që dha dorëheqjen të shtunën si kryeministër i Libanit, është përballur përherë me një situatë pa rrugëdalje teksa përpiqej që të shërbente në atë rol. Largimi i tij njofton një rritje të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit që përballen në rajon dhe që ka implikime thelbësore për Izraelin. 

Update/ Ateist, autori i masakrës së Teksasit (Foto)

Postuar në 05 Nëntor, 2017 22:49

Një sulm i përgjakshëm tronditi të dielën Teksasin teksa një person hyri në një kishë dhe vrau të paktën 26 besimtarë që ndodheshin brenda saj. Mes viktimave raportohet të jenë persona nga 5 deri ne 70 vjeç

Policia amerikane ka zbardhur të dhenat mbi autorin e masakrës së një dite më parë në një kishë të Teksasit ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Ai është një ish-ushtarak 26 vjeçar i quajtur Devin Patrick Kelley i njohur si atesit dhe predikues on line i bindjeve të tij. Në postimet në internet ai i quante qesharakë të gjithë ata që besojnë në Zot.

Izraeli kërcënon me luftë Sirinë

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:52

Ushtria izraelite ka kërcënuar të nisë një inkursion luftarak në Siri "për të mbrojtur" banorët e një fshati të populluar nga pakica Druze, të cilët në fakt janë mbështetës të qeverisë siriane."Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar kapjen e fshatit”-deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Që nga lufta e 1967, Izraeli ka zënë dy të tretat e lartësive Golan të Sirisë.

Çelësi i jetëgjatësisë në qelizat mitokondriale

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:02

Manipulimi i rrjeteve mitokondriale brenda qelizave  me kufizime dietetike ose me manipulime gjenetike që e imitojnë atë -mund të rrisin jetëgjatësinë e njerzve. Një hulumtim i ri i publikuar në 26 tetor nga  Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard T.H. hedh dritë mbi aftësinë e qelizave për të përpunuar energjinë me kalimin e kohës, gjë që çon në plakjen dhe shfaqjen e sëmundjeve të lidhura me moshën.

"Forca e ligjit" apo ligji i të huajve!

Postuar në 05 Nëntor, 2017 20:18

Plot 20 minuta fjalim të kryeministrit Rama në komunikimin e javës për t’iu thënë qytetarëve se më në fund forca e ligjit do të veprojë, pasi do të nisë një operacion për goditjen fatale të krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën, ku do të jenë të përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS