Rikthehet HEC i Kalivaçit
Pas 20 vitesh qeveria rikthen ndërtimin mbi lumin Vjosë të hidrocentralit të Kalivaçit. Vepra është menduar të ketë një kapacitet prej 110 megavat orë dhe do të kushtojë 125 milion euro.
Bashkimi i dy firmave “Ayen Enerji” dhe “Fusha” , fituese të tenderit, duhet të përfundojnë brenda 30 muajsh ndërtimin e HEC-it. Qeveria shqipatre prishi përpara 6 muajsh kontratën me kompaninë Hidro srl, e cila zotëronte aksionet e shoqërisë Kalivaçi Green Energy, në pronësi të Françesko Beketit dhe rihapi garën për dhënien me koncesion për 35 vjet të hidrocentralit.
Zv/ministri grek: Turp për Shqipërinë, ka lënë pa varre dëshmorët e luftës
Çështja e varrezave të ushtarëve të luftës italo-greke mbetet një nga ngërçet në marrëdhëniet shqiptaro-greke.
I pyetur pas përfundimit të paradës, ku ai përfaqësoi qeverinë në festimet për 77 vjetorin e 28 tetorit 1940, zv/ministri grek i Rendit, Nikos Toskas tha se kjo ishte një çështje serioze dhe vuri në dukje se:
Trump autorizon zbulimin e plotë të dosjes Kennedy
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se do të autorizojë zbulimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjen e John F. Kennedy, përveç atyre që përmbajnë emrat dhe adresat e njerëzve ende të gjallë.
"Pas konsultimeve rigoroze me Gjeneralin Kelly, CIA-n dhe agjencitë e tjera, unë do të autorizoj lirimin e të gjitha dosjeve të JFK, përveç emrave dhe adresave të njerëzve ende të gjallë," tha Trump në një seri postimesh në Twitter.
Ish-kryeministri i Katarit: SHBA koordinoi përpjekjet ushtarake për rrëzimin e Assadit
Katër shtete, mes tyre edhe SHBA, komplotuan për të rrëzuar nga pushteti Bashar al Assadin e Sirisë. Informacioni ka kohë që qarkullon si një e vërtetë jo zyrtare, por së fundmi ai është konfirmuar edhe nga ish-zv.kryeministri i Katarit, Hamd bin Jassim në një intervistë të datës 26 tetor 2017 në televizionin kombëtar të këtij vendi.
Katari, Arabia Saudite dhe Turqia dërguan armët drejt militantëve që luftonin kundër presidentit sirian përmes personelit ushtarak amerikan në rajon.
Çështja “Tahiri”/Ish-presidenti Nishani: Kërkoni transkriptin e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë
Në debatin politik për çështjen “Tahiri” ka ndërhyrë edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Përmes një interviste në “Channel One”, Nishani u ka bërë thirrje gazetarëve që të kërkojnë transkriptin e mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë, ku sipas tij opinioni mund të mësojë më shumë për mendimet e pjesëmarrësve për çështjen e trafikut të drogës.
Fshesë drejtorëve të LSI-së në burgje
8 drejtorë burgjesh janë shkarkuar nga detyra për shkeje të rënda në ushtrimin e detyrës, ndërsa 6 zyrtarë janë kallëzuar penalisht me akuzën e thyerjes së rregullores, mosmarrjen e masave për ushtrim të dhunës, emërime në kundërshtim me ligjin, dhe korrupsion.
Shkarkimi është urdhëruar për drejtorët e burgjeve të Lushnjës, Peqinit, Rrogozhinës, Sarandës, Durrësit, Tepelenës, Lezhës e Beratit. Nga verifikimet rezultoi se drejtori i burgut të Sarandës figuron si person i dënuar më parë.
Të pabesueshëm
Për situatën në Shqipëri ka reaguar sot edhe Doris Pack, politikania që është bërë e njohur në vendin tonë për qëndrimet e saj kritike ndaj të majtës. Kësaj radhe Pack kritikon sjelljen e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin që ka preferuar të heshtë për çështjen “Tahiri”:
“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon. Shqipëria është vend kandidat i BE-së. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi më të mirë nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack në Twitter.
Rënia e Europës/Pas Brexit, riciklohet ideja e hapësirës austro-hungareze
Agjencia ruse e lajmeve "Sputnik" publikon sot një material interesant dhe provokativ që lidhet me zhvillimet politike në Austri. Fitorja e konservatorit Sebastian Kurz ka nxitur diskutime mbi orientimin e ri të Vjenës zyrtare e cila ndonëse mbetet e angazhuar në marrëdhëniet me vendet kryesore të BE-së, po “thirret në skenë” që të luajë një rol edhe në hapësirën e saj të dikurshme të influencës, që ishte Perandoria Habsburgase.
1.2 miliardë eurot e kanabisit dhe vrulli në sektorin e ndërtimeve
Vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase. Vlerësimi është bërë nga revista Monitor e cila pranon se është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017. Kalkulimet, për 2 milionë rrënje, me një ardhur mesatare në anën shqiptare prej 800-900 euro/kg sugjerojnë se vlera e 2 milionë rrënjëve që i kanë shpëtuar asgjësimit është 1.2-1.35 miliardë euro.
Identifikohet për herë të parë objekt ndëryjor të hyjë në sistemin diellor
Astronomët besojnë se kanë identifikuar objektin e parë që ka hyrë në sistemin diellor nga hapësira e jashtme tij. Objekti i quajtur A/2017 U1, u gjurmua javën e kaluar nga kërkuesit e stacionuar në teleskopin Pan-STARRS 1në Havai.