Arrestime në Kapshticë, reagon Dogana: Puna vijon normalisht

Postuar në 10 Nëntor, 2017 12:57

Policia e Korçës ka njoftuar finalizimin e operacionit policor “Mjegulla” duke vënë në pranga 7 persona me akuzën e kontrabandës.

Tre prej të arrestuarve janë doganierë si dhe 2 punonjës policie, ndërkohë, u shpallën në kërkim dy persona të tjerë.

Florenc Gaxho, përgjegjës turni në Kapshticë, Fredi Blushi doganier, Gentian Keco doganier, Sali Dervishi kontrollues në doganë si dhe Klodjan Korcari, Xhuljano Skenderasi e Gazmir Shkembi janë arrestuar.

Shtetasit me inicialet G.A dhe S.SH. janë shpallur në kërkim

100 vjet nga revolucioni Bolshevik i Tetorit (Foto)

Postuar në 10 Nëntor, 2017 12:52

U mbushën 100 vjet nga Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, një ngjarje me rëndësi universale dhe diakronike. "Revolucioni proletar për të cilin bolshevikët  kanë folur vazhdimisht u krye. Rroftë revolucioni socialist në botë!". Me këto fjalë, Lenini shpalli nisjen e një rruge të re për historinë e njerëzimit, epokën e revolucioneve proletare.  Mbledhja e jashtëzakonshme u mbajt  nga 25 tetor deri më 7 nëntor 1917 në Petrograd.

Replika për lirinë e medias

Postuar në 10 Nëntor, 2017 11:31

Fjalën e kryeministrin Rama në konferencën për lirinë e medias e komentoi sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai e ka quajtur një fjalim me nota urrejtje që inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetoj

Deklarata:

Paratë nën dyshek të "vrasjes së dytë" - ndalohet Gjyqtari i Apelit

Postuar në 10 Nëntor, 2017 11:18

Një kontroll i befasishëm zbuloi se gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri mbante në banesën e tij rreth 300 milionë lekë të vjetra. Ai u ndalua me me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit të koduar “ Një vrasje e dytë”.

Je suis Kazan

Postuar në 10 Nëntor, 2017 09:06

E sigurtë është se Baton Haxhiut i duhet fare pak punë të bëhet qesharak. Në pozat dhe në radhojtë me fjalë të thara nga kuptimi, por gjithë aromë për nga lajkatimi.

Radhoj të varur në gozhdën e pushtetit, alter egoja e të cilit kërkon të bëhet dhe me sa duket është.

Për median dhe kundër medias

Postuar në 09 Nëntor, 2017 20:34

Po përcjellim më poshtë fjalën e kryeministrit Edi Rama, mbajtur sot në Konferencën “Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias”, zhvilluar në Tiranë. Meqenëse fjala e kryeministri ka provokuar debate, meqenëse është parë si sulm ndaj medias në vend se një kritikë, menduam të japim të plotë(minuta 8:30). 

Hetime për konfirmimin e kontakteve Tahiri-biznesmeni S.

Postuar në 09 Nëntor, 2017 18:20

 “Shqiptarja.com” raporton sot se prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar në makinën e O.S., personi i arrestuar pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Tahirit. Gazeta i referohet burimeve sipas të cilave,

Katandisja e një partie/Në "mbrojtje" të Saimir Tahirit me letra anonime nga populli dhe biografinë e Habilajve

Postuar në 09 Nëntor, 2017 15:23

Sot ka folur në Parlament deputeti i PS-së, Fate Velaj. Z. Velaj nuk është njeri i prononcimeve, as edhe ndonjë parlamentar me përvojë. Ai vjen nga tjetër rrugë. Por kontributi i z. Velaj në këtë seancë ka qenë larg artit, ndonëse pranë letrave. Ai ka nxjerrë nga xhepi një letër të banorëve të Vlorës, që kanë tubuar njohuritë e tyre për lidhjet fisnore të Habilajve.

Dimitris Koufodinas, anëtari i organizatës "17 nëntori" duke dalë nga burgu i Korydalos

Postuar në 09 Nëntor, 2017 13:51

Organizata është përgjegjëse për 23 vrasje dhe personi në fjalë ka marrë leje për 48 orë. 

Hahn, makiazh qeverisë!

Postuar në 09 Nëntor, 2017 13:35

Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn i ndodhur në Tiranë në kuadër të një konference për lirinë e medias, i dha oksigjen qeverisë që ndodhet në pozita jo fort komode për shkak të skandalit me ish-ministrin Tahiri dhe dyshimet për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Zyrtari europian foli për progres në luftën kundër kanabisit dhe deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur, por sipas tij rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave do të varet nga rezultatet e vetingut.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS