Update/ Ateist, autori i masakrës së Teksasit (Foto)

Postuar në 05 Nëntor, 2017 22:49

Një sulm i përgjakshëm tronditi të dielën Teksasin teksa një person hyri në një kishë dhe vrau të paktën 26 besimtarë që ndodheshin brenda saj. Mes viktimave raportohet të jenë persona nga 5 deri ne 70 vjeç

Policia amerikane ka zbardhur të dhenat mbi autorin e masakrës së një dite më parë në një kishë të Teksasit ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Ai është një ish-ushtarak 26 vjeçar i quajtur Devin Patrick Kelley i njohur si atesit dhe predikues on line i bindjeve të tij. Në postimet në internet ai i quante qesharakë të gjithë ata që besojnë në Zot.

Izraeli kërcënon me luftë Sirinë

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:52

Ushtria izraelite ka kërcënuar të nisë një inkursion luftarak në Siri "për të mbrojtur" banorët e një fshati të populluar nga pakica Druze, të cilët në fakt janë mbështetës të qeverisë siriane."Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar kapjen e fshatit”-deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Që nga lufta e 1967, Izraeli ka zënë dy të tretat e lartësive Golan të Sirisë.

Çelësi i jetëgjatësisë në qelizat mitokondriale

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:02

Manipulimi i rrjeteve mitokondriale brenda qelizave  me kufizime dietetike ose me manipulime gjenetike që e imitojnë atë -mund të rrisin jetëgjatësinë e njerzve. Një hulumtim i ri i publikuar në 26 tetor nga  Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard T.H. hedh dritë mbi aftësinë e qelizave për të përpunuar energjinë me kalimin e kohës, gjë që çon në plakjen dhe shfaqjen e sëmundjeve të lidhura me moshën.

"Forca e ligjit" apo ligji i të huajve!

Postuar në 05 Nëntor, 2017 20:18

Plot 20 minuta fjalim të kryeministrit Rama në komunikimin e javës për t’iu thënë qytetarëve se më në fund forca e ligjit do të veprojë, pasi do të nisë një operacion për goditjen fatale të krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën, ku do të jenë të përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Luteri dhe Europa

Postuar në 05 Nëntor, 2017 17:58

Këto ditët e fundit në Europë u kujtua 500 vjetori i Reformacionit dhe autorit të saj Martin Luter. Konsiderohet një prej ngjarjeve që ka shenjuar historinë e Europës dhe madje edhe të njerëzimit në kuptimin e historisë se besimit fetar. Jubileu përkon në fakt me kohë të turbullta, ku feja ka rimarrë një rëndësi të madhe në narrativat e përditshme të identitetit individual, por edhe me një periudhë rënieje të madhe të rolit të saj në shoqërinë perëndimore.

"Rilindja Demokratike": Saimir Tahiri, vizitë në shtëpinë e biznesmenit Lefter Sota

Postuar në 05 Nëntor, 2017 16:28

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” shkruan sot se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë të premten në shtëpinë e biznesmenit  Lefter Sota, djali i të cilit është ndaluar nga policia në Elbasan. Sipas kësaj gazete “Tahiri ka kërkuar të qetësojë familjarët e mikut të tij dhe t’u kërkojë që të mos flasin. Mësohet se vizita është bërë rreth orës 21:00..”.

Fotopolitikë/Hu-mor me mandatin e dytë

Postuar në 05 Nëntor, 2017 16:22

Fotomontazhi është postuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

 

Qëndrimi zyrtar i LSI-së: Rilindja, projekt antikombëtar

Postuar në 05 Nëntor, 2017 13:51

Lëvizja Socialiste për Integrim ka miratuar sot përmes Konventës të saj një dokument politik që i atribuon Partisë Socialiste të Edi Ramës lidhje me krimin, drogën dhe kanabizmin e vendit. Duke refuzuar të njohë përgjegjësitë e veta për katër vite bashkqeverisje, LSI e Ilir Metës deklaron pamundësi bashkëpunimi politik me Rilindjen, por jo me socialistët e thjeshtë. 

Kundër darvinizmit të kapitalizmit dixhital*

Postuar në 05 Nëntor, 2017 12:10

Ka akoma njerëz sot që besojnë se Amazon nuk është asgjë më shumë sesa një version online i një magazine. Por është shumë më tepër se kaq: Amazon është një gjigand global interneti, në rritje të shpejtë dhe që po ndryshon mënyrën sesi ne blejmë, duke pushtuar përherë e më shumë tregje, duke përdorur Alexa-n për të thithur të dhënat tona personale direkt nga dhomat e ndenjes dhe duke kërkuar tanimë akses te çelësat e shtëpisë tonë që të mund të dorëzojë pakot edhe kur në shtëpi nuk ka njeri. 

Raporti/150 armë bërthamore amerikane në pesë vende të Europës

Postuar në 05 Nëntor, 2017 11:08

Një raport i përgatitur nga parlamenti turk vë në dukje se ShBA kanë të dislokuara 150 armë bërthamore në 5 vende anëtare të NATO-s. sipas këtij dokumenti aktualisht ka në dispozocion rreth 15000 armë bërthamore, dislokuar në 14 vende të ndryshme, nga të cilat 9,400 janë pjesë e arsenalit për përdorim ushtarak, kurse pjesa tjetër duhet të shkatërrohet. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS