Këngët e Festivalit dhe antropologjia e artit

Postuar në 06 Janar, 2020 14:57

 

A po shkon drejt Gjykatës edhe pronësia e Digitalbit?

Postuar në 06 Janar, 2020 12:16

Tre nga biznesmenët kryesorë në Shqipëri janë bërë zyrtarisht aksionerë në një prej kompanive më të mëdha që operojnë në fushën e komunikimit dhe medias. Në datën 31 dhjetor 2019, Qendra Kombëtare e Biznesit ka publikuar transferimin e aksioneve të disa prej aksionerëve të Digit-Alb drejt  Samir Manes, Alba Ginës(bashkëshorte e Aleksandër Frangaj) dhe  Agim Zeqo.

Parlamenti iraken miraton rezolutën për dëbimin e personelit ushtarak amerikan

Postuar në 05 Janar, 2020 16:36

Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për dëbimin e personelit ushtarak amerikan pas goditjes ajrore që solli vdekjen e gjeneralit iranian Soleimani.

Irani: Hakmarrja jonë mbi objektiva ushtarake. SHBA të mos e vazhdojë më tej ciklin e luftës

Postuar në 05 Janar, 2020 16:14

Teherani zyrtar deklaron se do të hakmerret për vrasjen e kreut të forcave special Quds, gjeneralit Qasem Soleimani, por ka saktësuar se objektivat e goditjes do të jenë ushtarake. Në një intervistë për CNN, këshilltari ushtarak i Ajatollah Khamenei, gjenerali Hossein Dehqan, tha se kundërpërgjigja është imponuar nga SHBA.

Fotolajm/Iranianët derdhen shesheve për të përcjellë Soleimanin

Postuar në 05 Janar, 2020 16:01

Video/Protesta kundër luftës në SHBA

Postuar në 05 Janar, 2020 15:39

Praktika e munguar e informimit mbi politikën e jashtme

Postuar në 05 Janar, 2020 15:33

Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka planifikuar një takim raportues me liderët partiakë pas kthimit të tij nga Uashingtoni. Sipas këtyre mediave takimi ka për synim diskutimin me drejtuesit e spektrit politik të zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme që e kanë vënë Greqinë në kurs të pashmangshëm përplasjeje me Turqinë e Erdoganit.

Takimet e shqiptarëve për të mirën e shqiptarëve

Postuar në 05 Janar, 2020 15:08

Pasi e refuzoi tri herë me radhë ftesën e presidentit Hashim Thaçi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur ta caktojë vetë datën për takimin në të cilin do të flitet për mandatarin e qeverisë së ardhshme. 6 janari i propozuar nga Vetëvendosja, duket të jetë në rregull edhe për presidentin, pasi i njëjti përmes një shkrese zyrtare i është përgjigjur pozitivisht ofertës për takim. Takimet mes të dyve nuk janë të shpeshta e as të zakonshme. Të njëjtit prej vitesh kanë hedhur akuza prej më të ndryshmeve kundrejt njëri-tjetrit.

Takimi i vetëm në interes të vendit janë Zgjedhjet

Postuar në 05 Janar, 2020 14:40

 

Kryeministri po kërkon sërish takim me kryetarin e opozitës jashtë parlamentare. 
Jemi gati të ulemi dhe të flasim për gjithçka, - thotë, duke shtuar mandej se “kjo nuk do të thotë se duhet të biem dakord për gjithçka”. 

Mirëpo pasi pranoi si krejt normale largimin e opozitës nga parlamenti, pasi bëri avokatin e përgjimeve të publikuara, pasi imponoi votime me kandidatë që po bien të gjithë njëri pas tjetrit, për çfarë duhen këto takime?

Spekullime mbi një flamur të kuq në Iran

Postuar në 05 Janar, 2020 14:18

Tabloidë të ndryshëm në Perëndim i kanë lënë vend ngritjes së flamurit të kuq në xhaminë Xhamarkaran në qytetin Qom në Iran. Sipas një interpretimi ky flamur ku shkruhet “Për ata që duan të hakmerren për Huseinin” nënkupton vajtimin për gjakun e derdhur padrejtësisht dhe bën apel për hakmarrje ndaj martirit të vrarë.

Nuk ka një version bindës për këtë gjë, por pamjet tregojnë në fakt vendosjen e një flamuri që nuk është flamuri shtetëror iranian që sipas mediave të ndryshme perëndimore është përcjellë nga televizioni shtetëror iranian.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS