PD kërkon komision ndërkombëtar për reformën zgjedhore

Postuar në 25 Shtator, 2019 10:35

Me kërkesën që Damian Gjiknuri të mos jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, PD bëri publik qëndrimin e saj për këtë çështje. Në tryezën e thirrur nga Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe prezenca e OSBE-së, përfaqësuesi ligjor i demokratëve Ivi Kaso e quajti ilegjitim komisionin e ngritur dhe propozoi një komision ndërkombëtar.

Nën hetim për “telefonatën ukrainase”

Postuar në 25 Shtator, 2019 07:37

Telefonata ukrainase e presiedemtit amerikan Donald Trump ka shërbyer si shkak për nisjen e hetimeve për vendosjen në akuzë të tij. Vendimi është marrë nga anëtarë demokratë të Kongresit pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura të ligjvënësve demokratë pas së cilës kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi njoftoi vendimin.

Presidenti duhet të jetë i besueshëm. Askush nuk është mbi ligjin

tha ajo. 

Mëshira gjermane ndihmon qeverinë. Hapje negociatash me paralajmërim pezullimi

Postuar në 24 Shtator, 2019 21:43

Parlamenti gjerman, më saktë shumica qeverisëse e tij e përbërë nga CDU-CSU ka vendosur të miratojë kërkesën e qeverisë federale për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në tekstin bashkëngjitur vendimit që vjen në formën e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Bundestagut sqarohet qartë kushtëzimi që i vendoset Shqipërisë dhe kërkesat strikte për monitorim të vazhdueshëm. 

Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite

Postuar në 24 Shtator, 2019 18:33

Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.

Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.

Perëndimi ende nuk është i humbur

Postuar në 24 Shtator, 2019 17:56

 

Po t‘i besosh korit polifonik të alarmuesve, atëherë Amerika është e humbur, Perëndimi duke marrë fund dhe rendi liberal ndërkombëtar në grahmat e fundit. Me rizgjedhjen e Donald Trumpit hovi triumfues i populistëve do të jetë i pandalshëm. Ndërsa rendi liberal mezi mbahet, po vjen një epokë e neo-nacionalizmit, me Kinën dhe Rusinë si fuqi udhëheqëse revizioniste. Kështu thonë fatalistët.

Fotolajm/Dita e parë e shkollës në Jemen

Postuar në 24 Shtator, 2019 17:44

Fotoja është marrë në Taez të Jemenit në ditën e parë të shkollës më 3 shtator. AFP raporton se godina është dëmtuar nga goditjet ajrore. 

Cutillo kundër zhdukjes së kujtesës historike në Tiranë

Postuar në 24 Shtator, 2019 17:16

Shqipëria moderne lind me shndërrimin e Tiranës në kryeqytet. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo teksa bën publik qëndrimin e tij për ruajtjen e ndërtesave që përbëjnë atë që quhet kujtesa historike e Tiranës.

Mesazh i zyrtarit amerikan: Mos u shkurajoni, ju pret një e ardhme e ndritur!

Postuar në 24 Shtator, 2019 14:22

Amerikanët vijojnë të mbajnë lart moralin e shqiptarëve për të ardhmen që i pret.

Më shumë se optimist mund të quhet mesazhi i zv. shefit të Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania. Ai thotë se rrugëtimi i shqiptarëve do të jetë i ndritur, falë reformës në drejtësi.

Mesazhin e tij ambasada amerikane ne vendin tone e ndau me ndjekesit ne faqen e vet ne Facebook.

Vuçiç i kërkon Greqisë të mos ndryshojë qëndrim për Kosovën

Postuar në 24 Shtator, 2019 12:40

Në një atmosferë veçanërisht miqësore u zhvillua në Neë York, takimi i Presidentit serb Aleksandar Vucic me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Tunizia, shembulli i "Pranverës Arabe"

Postuar në 24 Shtator, 2019 11:15

Për epokën moderne të kryengritjeve arabe, u përdor termi "Pranvera Arabe" i  miratuar nga vendimmarrësit perëndimorë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tunizia nuk është vetëm anëtare e Lidhjes Arabe, por edhe e Organizatës së Konferencës Islamike dhe Bashkimit Afrikan. Ajo fitoi pavarësinë në 1956 nga Franca. Popullsia e vendit është rreth 11 milion banorë, ku 99% janë myslimanë. Nga pavarësia e saj deri në vitin 1987, ajo drejtohej nga avokati, militanti, udhëheqësi dhe politikani i njohur Habib Bourguiba.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS