Thatësirë e paprecedentë në Francë, kufizime uji në 15 departamente

Postuar në 12 Maj, 2022 14:02

Thatësira ka fituar epitetin “e paprecedentë” edhe në Francë. “France 24 » raporton se në 15 departamente të vendit është urdhëruar kufizimi i përdorimit të ujit pa nisur sezoni i verës.

Kosova aplikon për anëtarësim në KE. Vuçiç: Lojë e Perëndimit, do përgjigjemi me diplomaci

Postuar në 12 Maj, 2022 13:38

Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Mediat serbe citojnë presidentin Aleksandër Vuçiç sipas të cilit kërkesa është dorëzuar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Vuçiç tha se Prishtina shkeli një tjetër marrëveshje – Marrëveshjen e Uashingtonit

shkruan B92.

Dështim strategjik për Rusinë, Finlanda aplikon për anëtarësim në NATO

Postuar në 12 Maj, 2022 13:27

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin kanë njoftuar dje se vendi i tyre do të aplikojë për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim pa vonesë

thuhet në deklaratën e përbashkët të dy përfaqësuesve të lartë.

Pa asnjë diskutim, ky është një dështim strategjik kolosal për Kremlinin dhe drejtuesin rus Vladimir Putin. I pyetur për këtë çështje, presidenti finlandez ka deklaruar qartë se:

Kërkuesit belgë identifikojnë mekanizmin bllokues të hyrjes së SARS-CoV-2 në qelizë

Postuar në 11 Maj, 2022 14:58

Një ekip kërkuesisht nga universiteti belg UC Louvain deklaron se ka zbulur një mënyrë për të bllokuar Sars-CoV-2 që të lidhet me qelizën njerëzore, duke shmangur kështu infektimin. Shkencëtarët u përqendruan në cilësitë e acidit sialik që qarkon qelizat dhe që lehtëson punën e virusit

Sipas Malltezit në Butrint dalin nga Gjiknuri tek Endri Fuga dhe Erion Veliaj

Postuar në 11 Maj, 2022 13:21

Në studion e MCN Economy, përfaqësuesi i opozitës, eksperti Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se në Planin e Menaxhmit të Butrintit, janë të përfshirë studio dhe njësi biznesi që kanë lidhje me qeverinë aktuale. Sipas z. Malltezi një i afërm i Damian Gjiknurit ka përfshirje, ndërkohë që nuk mungojnë sipas tij, të afërm dhe familjarë të Endri Fugës, drejtor i Komunikimit në Kryeministri dhe Erion Veliajt. Më poshtë deklarimet e z. Malltezi:

 

Musk: Do të prapësoj bllokimin e llogarisë së Donald Trump në Twitter

Postuar në 11 Maj, 2022 12:54

Pronari i ri i rrjetit social, Twitter, Elon Musk, ka deklaruar se do të heqë bllokimin e llogarisë së ish-presidentit Donald Trump.

Do ta prapësoj bllokimin. Kjo nuk është ajo që duhet të ndodhte. Nuk mendoj se ishte korrekte bllokimi i Donald Trump, mendoj se ishte një gabim sepse alienoi një pjesë të madhe të vendit dhe nuk është se i hoqi të drejtën e fjalës Trump

ka thënë Musk.

Dendias: Duam prani ushtarake amerikane në veri të Greqisë

Postuar në 11 Maj, 2022 01:00

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka mbrojtur në Parlament Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Mbrojtjen e Përbashkët me ShBA duke sqaruar se Athina zyrtare kërkon prezencën e trupave amerikane. 

Nuk po i bëjmë ShBA ndonjë favor. Ne jemi bujarë drejt interesave të vendit. Ne donim 5 vjet dhe nuk e fsheh që qeveria donte edhe 10. Ne duam praninë ushtarake…Ne donim dhe ende duam një prani amerikane në Thrakë, ne duam prani amerikane në Alexandroupoli

Spekullime mediatike se kreu i ushtrisë ruse është plagosur

Postuar në 10 Maj, 2022 10:05

Media të ndryshme po spekullojnë se shefi i shtabeve të Bashkuara të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, është plagosur.

Lajmi në fakt u qarkullua edhe një javë më parë dhe lidhej me një vizitë të Gerasimov në Ukrainë, në rajonin Izyum, ku thuhet se do të merrte në dorë drejtimin operativ dhe taktik të veprimeve të ushtrisë.

Kriza ukrainase, Gjermania nuk përjashton nacionalizimin e sektorit energjetik

Postuar në 09 Maj, 2022 23:09

Agjencia “Reuters” raporton sot për një plan të emergjencës së qeverisë gjermane në eventualitetin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia. Sipas agjencisë plani në fjalë përashikon edhe marrjen nën kontroll të tri firmave kritike në këtë sektor. 

Administratori i KONFINDUSTRIA-s: Dyshime për 300 milionë €/vit kontrabandë nafte

Postuar në 09 Maj, 2022 21:31

Administratori i KONFINDUSTRIA-s Gjergj Buxhuku tha në "MCN Economy" se në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte në shifra kolosale, ku pastrohen 300 milionë euro në vit.

Zoti Buxhuku foli për dyshime të arsyeshme, duke shtuar se amnistia fiskale po bëhet edhe për të legalizuar një pjesë parash që nuk pastrohen dot. 

Është shumë e qartë që edhe brenda kësaj kategorie mund të ketë nënburime, që mund t’i takojnë kategorive të parave të krimit dhe korrupsionit, ku futet politika brenda. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS