Edhe QSUT me koncesion?
Ish-drejtori i ISHP-së, Besnik Jakaj, thotë se degradimi i sistemit shëndetësor është i qëllimshëm dhe po përdoret për t’i shtruar rrugën dhënies me koncesion të gjithë QSUT. Jakaj tha në MCN TV se një koncesion i tillë ka kohë që përflitet në mjediset e mjekëve e ekspertëve të shëndetit publik dhe përfitues i tij do të jetë një prej oligarkëve pranë qeverisë.
Vuçiç është, ndaj edhe unë Jam
Brnabiç thotë se nuk ka kohë për debat mbi litiumin
Titulli(N1) mban datën 30 shtator dhe ka të bëjë me një projektligj për minierat të depozituar nga opozita serbe.
Brnabiç thërret sesionin parlamentar mbi litiumin
Kreu i OKB dënon zgjerimin e konfliktit, jo sulmin e Iranit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, denoncoi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, veçanërisht midis Iranit dhe Izraelit.
"Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi," shkroi Guterres në X.
Duke kërkuar që përshkallëzimi "duhet të ndalet", Guterres tha: "Ne kemi absolutisht nevojë për një armëpushim".
ShqUpëria
Në një diskutim televiziv Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së, deklaroi se mënyra si u dënua Ervin Salianji, të nxit dyshimin për një proces politik. Mandej ai u shpreh se:
Edhe mua mund të më fusin në burg
Opozita shqiptare rikonfirmon kështu një problem të madh me drejtësinë. Një problem që mori karakter ultimativ me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Episodi Salianji ishte si të thuash fleta e fundit e dosjes së mosbesimit radikal ndaj drejtësisë me regji siç shprehet shpesh e më shpesh edhe Ilir Meta.
Japonia propozon NATO-n aziatike
Shigeru Ishiba, kryeministri i ri i Japonisë, ka propozuar krijimin e një "NATO-je aziatike" dhe ka hedhur idenë e ndarjes së aseteve bërthamore të SHBA-së në rajonin.
Pak ditë para se Ishiba të merrte detyrën, instituti i të djathtës, Hudson Institute, publikoi një përkthim të qëndrimit të tij për të ardhmen e politikës së jashtme të Japonisë.
Ukraina del në shitje
"Financial Times" shkruan se konflikti në Ukrainë po hyn aktualisht në një fazë të ndjeshme dhe me gjasë ndër më kritiket për Kievin. Kufizim në përdorimin e armëve të dhëna nga Perëndimi, një sistem rekrutimi që po krijon probleme dhe tensione sociale, afrimi i një dimri të vështirë dhe të paparashikueshëm, janë disa ndër faktorët “ezaurues” përballë një avancimi të pandalshëm rus në lindje të vendit. Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet me Jashtë pranon gjendjen kritike.
Video/Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
Agjencitë izraelite njoftojnë për lëshimin e raketave nga Irani dhe kanë bërë thirrje për kalimin e popullsisë në vendstrehime. Objektiv i sulmit është edhe rezidenca qendrore e MOSSAD-it.
Bektashizmi nuk ka nevojë për shtet. Deliri i madhështisë, Po
NYT: Irani do të sulmojë me raketa mbi Izraelin në 12 orët e ardhshme
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit "në 12 orët e ardhshme". Lajmin e bën të ditur “New York Times”.
Sipas burimeve, sulmi ka të ngjarë të ndodhë gjatë orëve të natës.
Po ashtu, burimi shtoi se Irani mund të lëshojë raketa dhe dronë, siç bëri në sulmin e prillit, të cilin Izraeli e pengoi plotësisht së bashku me aleatët e tij.
Dislokimi i parë i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s, në Ballkanin Perëndimor
Njësia e parë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të dislokohet në Ballkanin Perëndimor. Forca është një entitet i ri i NATO-s dhe u krijua në kushtet e acarimit të situatës së sigurisë në Europë.
Dislokimi në Ballkan konsiston në 200 trupa që do të qëndrojnë në rajon nga 30 shtatori në 16 tetor, nga të cilët 50 trupa do të stacionohen në Kosovë, 150 në Maqedoninë e Veriut.