Tarifat dhe zhurma e zhvlerësimit të dollarit - lufta e Trump me Kinën

Postuar në 10 Prill, 2025 20:53

 

Turqi-Izrael, nisin bisedimet teknike për shmangien e përplasjes në Siri

Postuar në 10 Prill, 2025 16:25

Turqia dhe Izraeli kanë nisur bisedimet në nivel teknik për të shmangur konfrontimin mes trupave të tyre në Siri. Bisedimet e para sipas mediave janë mbajtur në Azerbajxhan të mërkurën për të krijuar një mekanizmë parandalimi të incidenteve të padëshirueshme në Siri.

Të dyja vendet ndajnë interesa sigurie në vendin fqinj që deri pak kohë më parë drejtohej nga Bashar al Assad. Nga ana e vet Izraeli ka krijuar një zonë tampon në kufi me Sirinë për shkak të qeverisë së re islamike në Damask, por po ashtu i druhet rritjes së pranisë ushtarake turke në vend.

Tradita e linçimit të drejtësisē që po reziston ende

Postuar në 09 Prill, 2025 22:39

 

Vala e fundit e arrestimit të zyrtarëve të lartë të shëndetësisë riktheu debatin tek reforma në drejtësi dhe ndjeshmëria që ngjall arrestimi i zyrtarëve të lartë.

Edi Rama i ka mërzitur palët, më shumë nga fakti që nuk duket i mërzitur nga arrestimet dhe që mburret me reformën në drejtësi si vepër të tij dhe partisë së tij, se sa nga fakti që nuk mbron të arrestuarit. 

Mediat: BE-ja drejt sanksioneve për zv.kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vulin

Postuar në 09 Prill, 2025 19:19

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” shkruan se Bashkimi Europian është duke përgtitur sanksionimin e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vulin. Agjencia citon burime serbe, sipas të cilave, vendimi është duke u përgatitur, pas fjalimit të Vulin në Parlamentin Europian, gjatë të cilit ai ka folur për marrëdhëniet me BE-në dhe Rusinë të vendit të tij.

Mblidhen 500 milionë$ për themelimin e Shtetit të Internetit

Postuar në 09 Prill, 2025 19:01

Një grup investitorësh të Silicon Valley, mes të cilëve GEM Digital, OpenAI, Apollo Projects, Pronomos Capital, financuar nga Peter Thiel, firma të kapitalit si Bedrock, Paradigm, Winklevoss Capital dhe Day One Venture, kanë ndërmarrë një nismë të cilësuar si Utopi Teknologjike.

40km2 qytet me 250-1000 shtëpi do të ofrojë qeverisje përmes inteligjencës artificiale,  që në të njëjtën kohë do të përshpejtojë kërkimin dhe përmirësojë ligjet e punës.

Vendimi i Gjykatës/Veliajn e la në burg Kodi Penal, jo "propaganda e SPAK dhe përgjimet"

Postuar në 08 Prill, 2025 23:06

Disa media kanë publikuar pak minuta më parë pkesë nga vendimi i GjKKO-së për keyebashkiakun e Tirsnës, Erion Veliaj, për masën e sigurisë ndaj tij. Nisur nga spekullimet dhe interpretimet e shumta për vendimin dhe sidomos nga akuza se Veliaj u la në burg thjesht për shkak të të dhënave që u mblodhën nga përgjimet, sjellim këtu një pjesë të arsyetimit të Gjykatës: 

Gjermanët tërhiqen nga projekti i aeroportit në Vlorë: Ka hasur kritika në të gjithë Evropën

Postuar në 08 Prill, 2025 19:18

Qeveria shqiptare po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pavarësisht rezistencës së ashpër nga banorët dhe kritikave nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Projekti ka lidhje me Mynihun në Gjermani, pasi filiali i Munich Airport GmbH, Munich Airport International (MAI), është duke vepruar si këshilltar. Siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën më 8 prill, Munich Airport International, do të tërhiqet

Kur të mbrojnë më shumë nga sa të mbron Partia

Postuar në 08 Prill, 2025 14:56

Dje, Mero Baze, pronari dhe drejtuesi i gazetës “Tema” shkruante një opinion për Erion Veliajn dhe përballjen e tij me SPAK, nisur nga përgjimet e fundit që qarkulluan në media ku përmendet edhe ai.

Ndër të tjera z. Baze thotë se:

Që media në Shqipëri ka qëndrime editoriale të ndikuara nga politika, kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe as kriminale. Tanimë është modë në gjithë botën.

Ka vetëm një Rilindje: Të Krimit!

Postuar në 08 Prill, 2025 14:24

Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në rrjetet sociale projektin e ri ariktektonik që prek edhe stadiumin “Selman Stërmasi”. Të cilin në aspektin zhvillimor është e vështirë ta përkufizosh. Z. Rama e ka të thjeshtë. Ai ka termin “Rilindje” që e ka bërë si spoti publicitar në mes të çdo transmetimi.

Projekti fitues i rilindjes së Stadiumit “Selman Stërmasi”, propozim i OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare, i cili do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane, plot jetë e atraksione

Bie llotaria e vitit 2030, Kallas: Shqipëria në BE, në varësi të reformave, jo një qeverie apo individi

Postuar në 08 Prill, 2025 13:59

Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030 është në fund të fundit një objektiv realist në varësi vetëm të reformave. Pretendimi i kryeministrit Edi Rama se Shqipëria hyn në Europë vetëm me një mandat të katërt të Partisë Socialiste, është sfumuar kështu me një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që ka qenë sot në Tiranë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS