Video/Pamjet e goditjes së rezidencës së Ajatollahut iranian, Ali Khamenei

Postuar në 01 Mars, 2026 12:39

Ushtria izraelit ka publikuar pamjet e goditjes së rezidencës së Ali Khameneit në Teheran më 28 shkurt. 

 

Jorida Tabaku flet për vëllazëri të shqiptarëve me arabët

Postuar në 01 Mars, 2026 12:04

Regjimi iranian është goditur rëndë dhe është poshtëruar thuajse në mënyrë të pakthyeshme. Vraja e liderit fetar përfaqëson një ndarje tektonike në relacionet e së ardhmes mes iranianëve dhe amerikanëve, pasi është e qartë se një asgjësim i tillë nuk justifikohet me asnjë prerogativë dhe asnjë interes. Historia do ta shënojë një gjë të tillë gjatë.

Ali Larijani, emri kryesor që qarkullon aktualisht në lidershipin iranian

Postuar në 01 Mars, 2026 10:14

Ajatollahu i Iranit, Ali Khamenei është konfirmuar zyrtarisht i vdekur si pasojë e sulmeve të 28 shkurtit nga ShBA dhe Izraeli. Konfirmohen të vrarë po ashtu edhe të paktën 4 zyrtarë të lartë iranianë. Një dështim spektakolar i sigurisë në Iran. 

Ndërkohë, mediat perëndimore prezantojnë si figurë të re qendrore, Ali Larijanin, ish-negociator për çëhtjen bërthamore dhe mandej strategjisti kryesor i Khameneit. I cilësuar si pragmatist, Larijani megjithatë ka folur për dhunë kundër protestuesve duke komentuar se plani izraelit është ndarja e Iranit. 

Paqartësi mbi sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit

Postuar në 28 Shkurt, 2026 15:04

Mëngjesin e sotshëm është raportuar se SHBA dhe Izraeli kanë ndërmarrë një sulm ushtarak ajror ndaj Iranit. Vendimi pason një seri lajmesh për dislokim masiv mjetesh në disa pika të Gjirit rreth Iranit.

Sulmi ka qenë në vetvete i papritur deri më dje, pasi vetë presidenti amerikan, Trump kishte deklaruar se ende nuk kishte ndarë mendjen për atë që do të ndërmerrte.

Megjithatë sot aktiviteti ka nisur me një goditje “parandaluese” nga Izraeli për të cilin kryeministri Beniamin Netanyahu, deklaroi se po kryhej për të eliminuar “kërcënimin ekzistencial” ndaj Izraelit.   

Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, vizitë në Shtetin Bektashi

Postuar në 27 Shkurt, 2026 21:17

Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë së bashku me ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, Shtetin Bektashi. Sipas informacioneve vizita parashikon takime me kreun e  Shtetit, Shkëlqesinë e Forumturuar, Baba Mondi. Nuk bëhet e ditur axhenda por nê takime parashikohet të marrë pjesê edhe drejtuesja e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. 

vijon...

Lidhja me Epstein, KE i kërkon OLAF-it hetimin e ish-komisionerit britanik

Postuar në 27 Shkurt, 2026 18:37

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) të shqyrtojë veprimet e Peter Mandelson gjatë kohës kur ai shërbente si komisioner britanik për tregtinë në Bruksel, në periudhën 2004–2008.

Progres i konsiderueshëm në bisedimet SHBA-Iran

Postuar në 26 Shkurt, 2026 21:24

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë bërë përparim të konsiderueshëm në bisedimet e së enjtes, që synojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të gjatë bërthamore dhe shmangien e sulmeve të reja të SHBA-së.

Ekskluzive/Presidenti Begaj refuzon shkarkimin e Elisa Spiropalit

Postuar në 26 Shkurt, 2026 21:21

Ndryshimet e reja në qeveri duket se po çojnë në krizë të paprecedentë politike dhs institucionale. Burime për " Kripura" bëjnë me dije se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka njoftuar kryeministrin se nuk ka ndërmend të dekretojë shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, nën arsyetimin e rekomanduar nga partnerët europianë se ajo është një ndër interlokutoret kyçe me presidentin ukrainas Zelenskiy sa i takon diskutimeve për paqen me Rusinë. Mbetet ende e paqartë se çfarë do të vendoset nga z. Rama. 

Lajm në përditësim...

Spiropali nxirret nga karriera politike

Postuar në 26 Shkurt, 2026 20:31

Po raportohet aktualisht një lëvizje ndryshimesh në kabinetin qeveritar të z. Rama. Në kokë të lajmit qëndron shkarkimi i Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Shqiptarët po plaken si popull duke betonizuar çdo kursim

Postuar në 24 Shkurt, 2026 20:14

 

Sa herë ndërton diçka Bashkim Ulaj, ka një protestë nga banorët e prekur. Unaza e re ishte maja, me Avdjol Dobin dhe protestat e shumta, mandej në Bërxullë. Ujësjellësi i Vlorës është pasojë e punimeve të kompanisë së z. Ulaj, i cili së fundmi përballet me protesta në Rrjoll. Në një vend ku ndërtohet nga veriu në jug, nga fusha në mal e në det, një situatë e tillë të bën të mendosh se z. Ulaj ka ters.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS