Shefi i çetnikëve serbë premton ndihmën ushtarake të mijëra rusëve nëse ndërhyhet në Kosovë

I kthyer së fundi në Serbi, pasi ka qenë inkuadruar përkrah separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, kryetari i çetnikëve serbë, Branislav Zhivkoviç është shprehur se me mijëra rusë janë të gatshëm të luftojnë në Kosovë. Komandanti i çetnikëve serbë ka dhënë një intervistë për "Pravda-n", njofton gazeta Express, duke vënë në dukje se objekti i radhës është Kosova. “Pas vuajtjeve të popullit rus në Ukrainë, të cilëve iu dha më në fund ndihma, njëjtë po vuajnë edhe serbët në Kosovë dhe ndaj duhet ndërhyrje”, paska thënë Zhivkoviç.
a.k
Add new comment