Sërish akuza për Baton Haxhiun dhe lidhjet serbe. “Kosova sot” sjell dëshminë e një agronomi

Ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të tjera të Prishtinës intervista e agronomit Shefqet Ismajli nga Vitia, i cili sjell dëshmi për “Kosova Sot”, për përfshirjen e Baton Haxhiut me shërbimin sekret jugosllav në kohën që Kosova po dhunohej barbarisht nga Serbia.
“Ish gazetari Alush Kamberi në tavolinë e deklaron që Batoni ka dalë me policinë serbe, në kohën e bombardimeve. Edhe ato që fliten se fundmi në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku thuhet se ky e ka spiunuar vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, me bindin me tepër për rolin e tij. Njerëzit si Baton Haxhiu e kanë dëmtuar luftën për çlirimin e Kosovës. Mendoj se edhe sot punon për ta”, ka thënë ndër të tjera, agronomi Ismjali.
“Më 3 maj kam shkuar në Shkup dhe jam takuar me një person që atë kohë punonte gazetar dhe që është Alush Kamberi, cili kishte qëndruar non-stop në kufi, në Bllacë. Ai ka treguar se Baton Haxhiu dhe një person tjetër, të cilit nuk dua t’ia përmendi emrin, se edhe ai gazetar është, në atë kohë (kohën e bombardimeve), e kanë kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni të shoqëruar nga një eskortë e automjeteve të policisë. Ai, (Alush Kamberi) tregoi se Baton Haxhiu ka dalë i shoqëruar nga UDB’ja serbe ne muajin prill të vitit 1999”, ka dëshmuar Ismajli.
a.k
Comments
Kur flasim per

Kur flasim per Kosoven...

duhet te matemi shume, nje qind here duhet te urtojme veten.

Nuk eshte fjala per Sokol Ballen, dhe jo e jo per Baton Haxhiun...

Nese ne, te kendej kufirit, apo te "Shqiperise Londineze" sic shpesh justifikohemi,

ne kemi qene thjesht nen komunizmin e shqiptareve,

kurse ata matane, shqiptaret e pertej Drinit, sic do thoshte Lasgushi, ata ishin nen komunizmin serb.

Asgje e mire nuk del, prej ngaterrimit tone ne ngaterrimet e andesjshme: sepse nuk i dime se si kane qene rrethanat

e andejshme, ato kohe, dhe se pa dashur mund te bashkohemi me te kunderten e deshires se mire.

Add new comment