Thaçi flet nga FB, thumba Haradinajt: Kosova s’mund të qeveriset nga liderë të pavotuar kurrë

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi e ka thumbuar fort kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se ka mbaruar përgjithmonë koha kur Kosova është qeverisur nga liderë që kurrë nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje.
Postimi në Facebook:
“Zgjedhjet e 8 qershorit ishin fer, të lira, demokratike dhe transparente. Këto zgjedhje u organizuan për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. U shënua sukses historik për shtetin tonë të ri. Institucionet qendrore dhe lokale po shtrinin autoritetin shtetëror në gjithë territorin. Sovrani, populli foli dhe u deklarua lirshëm.
“Ashtu siç pritej, Partia Demokratike e Kosovës shënoi fitore të pastër, bindëse dhe spektakulare. Por, fat të keq për vendin dhe qytetarët, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve, ndërtimi i institucioneve mbahet i bllokuar. Koha kur Kosova qeverisej nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje të lira, ka mbaruar përgjithmonë.
Qeveria e re e vendit do të ndërtohet duke respektuar rezultatin zgjedhor te 8 qershorit dhe duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kosovës i duhen institucione stabile, efektive dhe shumë përfshirëse të fokusuar në krijim të vendeve të reja të punës. HTH”
a.k
Add new comment