Ministria e Jashtme çon në Kuvend një raport “sekret” për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Ministria e Jashtme, raport “sekret” në Kuvend për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Kështu shkruhet sot në shkrimin kryesor të “Gazeta Shqiptare”. Lajmi u pohua nga kryetarja e Komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade. Sipas “Gazetës” Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar dje në Kuvend një material të detajuar lidhur me hapat që janë marrë nga Tirana zyrtare për çështjet që pasuan incidentin e Beogradit, ditën që u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri. Në këtë mënyrë vetëm dy javë para zhvillimit të vizitës zyrtare të kryeministrit Rama në Beograd, çështja e marrëdhënieve të tensionuara me Serbinë shndërrohet edhe në një objekt të veprimtarisë parlamentare. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” burime zyrtare pranë MPJ-së pohuan se materiali voluminoz i dorëzuar pranë Kuvendit nuk mund të bëhet publik për mediat për shkak se konsiderohet si “korrespondencë e mbyllur mes dy institucioneve”.
L.V
Add new comment