Lojërat e Fatit, raporti i Task-Force: Është shkaktuar një dëm prej miliona eurosh për buxhetin e shtetit

Postuar në 29 Tetor, 2014 01:58

Pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Auditit, pranë Ministrisë së Financave, njësia e specializuar Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës, që në muajin shkurt 2014, ka nisur një hetim të gjerë për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Hetimi ka nisur. Gazetarja Klodiana Lala në një shkrim të sajin botuar në “Gazeta Shqiptare” raporton se nga Auditi për vitin 2012-2013, janë konstatuar shkelje të rënda, të kryera nga zyrtarët dhe punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Krahas fakteve që jepen për shpërdorim detyre nga ana e zyrtarëve, në raportin e Auditit, thuhet se është shkaktuar dhe një dëm i madh financiar për buxhetin e shtetit, që kap shifrën e miliona eurove. Ndërkohë që burime nga prokuroria thonë se hetimi vijon prej nëntë muajsh dhe ende janë duke sekuestruar dokumentacionin e nevojshëm. E megjithëse hetimi mund të konsiderohet më i madhi i nisur ndonjëherë për këtë Njësi, ende nuk ka emra konkretë të personave të marrë të pandehur.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.