Shkup/ Trafiku, hyjnë në fuqi gjobat marramendëse

Edhe në Maqedoni prej të mërkurës kanë hyrë në fuqi gjobat e reja të larta për shkeljet në komunikacion. Agjencia e lajmeve INA shkruan se sipas ligjit të ri për siguri në komunikacionin rrugor, gjobat janë shumë të larta dhe të papërballueshme për të gjithë shkelësit e ligjit. Ja cilat janë çmimet marramendëse të gjobave: Nëse nuk keni rripin e sigurisë – 100 euro gjobë; Nëse nuk keni ndezur dritat – 100 euro; Parkim i gabuar i makinës – 45 euro; Në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq – 250 euro; Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve – 250 euro; Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara nëse shkon mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e komunikacionit– 500 euro gjobë ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj.
L.V
Add new comment