Propozohet alternativë për kutinë e ndihmës së shpejtë për drejtuesit e automjeteve

Ditët e fundit ndaj drejtuesve të automjeteve po kërkohet edhe kutia e ndihmës së shpejtë, mungesa e së cilës çon në gjobë. Për këtë arsye dyndja në faramci ka qenë e madhe dhe një kronikë të posaçme për këtë, e transmetoi para disa ditëve edhe “Top-Channel”. Çështja mund të kalojë edhe në debat politik, pasi nuk mungojnë zërat se në kërkesën më të fundit të policisë, fshihet një interes ekonomik që në thelb mund të zbulohet si konflikt interesi. Gjithçka mbetet një spekullim, por interesant është fakti se nuk mungojnë edhe kundërmasat që sugjerohen ndaj kërkesës së policisë. P.sh, faqja “ekspres.al”, që është e lidhur me “Rilindjen Demokratike”, propozon për qytetarët që të mos blejnë kutitë e ndihmës së shpejtë, por t’i sajojnë ato vetë. Dhe për këtë jep edhe listën e materialeve që duhen që nisin që nga paketa bandazhuese, kompresat sterile, fashot prej garze e deri te dorezat njëpërdorimshe apo gërshërët. Të gjitha këto, sipas “ekspres.al” vihen në një kuti me një mbishkrim sipër, ose një kryq. Dhe të gjitha blihe në farmaci.
http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=22247...
s.z
Comments
o PD mire qe edhe jelekun po

o PD mire qe edhe jelekun po ja japim gjyshes per ta qep . . . po a mund te me thoni se si te sajoj bomblen e shuarjes se zjarrit???
hajde opozite hajde

Nuk e di per se duhet kjo

Nuk e di per se duhet kjo kutia e ndihmes se shpejte. Cfare ndihme mund te japesh ne nje aksident automobilistik me nje fasho , apo alkool ? Po dorezat per cfare duhen ? Mos do te bejme ndonje operacion ? Le me pastaj kur thone se jane trajnuar shiferet nga Kryqi i Kuq. Trajnimi i plote nga Kryqi I Kuq eshte ne program dy here nga 4 ore. Te supozojme se behet ky trajnim, sa i afte mund te dalesh me kaq pak ore ?

Dhe ironia me e madhe eshte ministri i gjitheditur (diplomuar si perkthyes Anglishteje) thote se shpetojme jete me kete kutine. A di donje te me thote ne se ka shpetuar njeri , ne gjithe boten, qe kur eshte shpikur makina, me nje shishe alkooli, nje top fasho, dhe nje gershere edoreza gome ?

Ketu ne Kanada psh nuk ka

Ketu ne Kanada psh nuk ka ndonje detyrim per te pasur Kuti te Ndihmes se Shpejte ne Makine. Rekomandohet ta kesh, por nuk te ve gjobe policia po nuk e pate.

Add new comment