NATO raporton lëvizje të shtuar të avionëve ushtarakë rusë në hapësirën europiane

Postuar në 30 Tetor, 2014 04:18

Mediat raportojnë për aktivitet të shtuar të avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore evropiane. Burim i këtij raportimi është NATO, e cila ka bërë të ditur se ka gjurmuar lëvizjet e avionëve rusë, mes të cilëve edhe bombardues strategjikë dhe gjuajtës. Aktiviteti është gjurmuar në hapësirat mbi Baltik, detin e Veriut, në oqeanin Atlantik dhe në detin e Zi. Më konkretisht, vetëm të mërkurën, pra dje, NATO raportoi se 8 avionë Tu95, bombardues strategjikë, të aftë përe të transportuar armë bërthamore, u gjurmuan mbi detin e Veriut, duke fluturuar  në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Vetëm brenda vitit 2014, bëhet e ditur, se NATO ka gjurmuar dhe kapur 100 raste të lëvizjes së avionëve rusë, 3 herë më shumë se në vitin 2013.

http://news.yahoo.com/nato-reports-large-scale-russian-air-activity-euro...

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.