Buxheti 2015, cilët përfitojnë nga skema e re e paketës fiskale. Hiqet taksa e siguracionit të makinave

Postuar në 31 Tetor, 2014 03:17

Gazeta “Panorama” në një shkrim të botuar flet për draftin e paketës fiskale të vitit 2015, duke bërë të njohura një pjesë të masave që ka ndërmarrë Ministria e Financave. Sipas “Panoramës” në krye të masave lehtësuese është tregu i sigurimeve, ku është vendosur heqje e TVSH-së në masën 20 %, që aplikohet sot zakonisht mbi çdo produkt apo shërbim. Me propozimin e ri në draftin e Financave takimi do të jetë 3% mbi primin e shkruar bruto. Kjo është një praktikë që ekziston në disa vende të BE-së dhe që taksimi jo me 20 %, por me 3 %, synohet që të japë në treg sigurime me çmime më të leverdishme për biznesin dhe qytetarët. Te pensionet vullnetare bëhet përjashtim i tatimit mbi te ardhurat personale (TAP) për pjesën e kontributeve, duke e parë këtë si një nxitje për t’u bërë pjesë e skemës. Për rafineritë taksa doganore e naftës bruto zerohet, nga 10% që është aktualisht. Ulje e taksës doganore nga 15 %në 10 % parashikohet edhe për gomat e reja. Për agropërpunuesit do të njihet 20% TVSH e zbritshme për furnizimet nga fermerët, ndërkohë që kjo është 6 %. Për sektorin e peshkimit parashikohet përjashtim nga taksa e qarkullimit dhe e karbonit. Përjashtimi bëhet deri në 67 litra.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.