Rama: Mësuesit punojnë jashtë profileve, do kryejnë provim liçensimi

Mësuesit në të gjithë vendit do kryejnë provim liçensimi. Gjatë një aktivitet në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë kryeministri Edi Rama. theksoi se sistemi ynë i dijes është i kalbëzuar dhe se prapambetja e vendit tonë në raport me BE ku ne aspirojmë të integrohemi i ka rrënjët në sistemin e dijes. Ai u shpreh edhe një herë se zhvillimi i arsimit është themelor për të ecur para. Më tej Rama theksoi se duhet të mësohet nga gabimet e së shkuarës. Sipas kryeministrit reformat e shumta në fushën e dijes do lidhin universitetet me tregun e punës. Rama deklaroi se ditën e hënë do të publikohet një raport, i cili do "tronditë" me të dhënat e tij, sipas të cilit ka një numër jo të pakët mësuesish që punojnë jashtë profileve të tyre.
L.V
Add new comment