Vasili përsëriti ftesën: Opozita të kthehet në Kuvend

Postuar në 31 Tetor, 2014 07:24

LSI përsëriti sërish ftesën në adresë të opozitës që të vijë në Kuvend, si vendi ku zhvillohen idetë dhe përgjegjësitë politike para qytetarëve vendit. “Është momenti ta rinovojmë edhe njëherë ftesën që opozita të mos u mungojë impenjimeve të rëndësishme dhe rolit të saj të pazëvendësueshëm në parlamentin shqiptar, pasi mandati i dhënë nga qytetarët zhvillohet vetëm në sallën e parlamentit ku janë idetë, por zhvillohen dhe përgjegjësitë e mëdha politike para vendit”, u shpreh te premten në një deklaratë për shtyp, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Duke marrë shkas nga deklarata e një dite më parë e zëdhënësit të Komisionerit Stefan Fyle, për rëndësinë e dialogut parlamentar maxhorancë-opozitë, Vasili tha se themeli i ftesës së LSI-së nuk është hipokrizia, por bindja dhe besimi që një demokraci e maturuar, funksionon më së miri kur aktorët themelorë, mazhorancë dhe opozitë janë, debatojnë, dialogojnë dhe ndërtojnë të gjithë raportin e tyre politik.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.