Senatori Murphy: “SHBA duhet të “rikthehen” në Ballkan”. Apel në Washington për kërcënimin e xhihadistëve dhe praninë ruse

Postuar në 31 Tetor, 2014 16:49

Senatori amerikan Chris Murphy ka apeluar që SHBA të “rikthehen” në Ballkan, nisur nga kërcënimet e reja ndaj këtij rajon. Ai ka mbajtur një fjalim në Washington pas kthimit nga turi ballkanik që zhvilloi së fundmi në të cilin ka përmendur nevojën që SHBA të përqendrohet në rrezikun që paraqesin xhihdasitët ballkanikë. “Kohët e fundit në Kosovë, sikurse në të gjithë Ballkanin, ka hyrë paraja e rekrutuesve të terrorizmit”, tha Murphy që ka folur edhe për kërcënimin rus. “Ka një shtim të ndikimit rus në Ballkan, sidomos në Serbi dhe Mal të Zi, ku Rusia po përpiqet të ivnestojë në media dhe pasuri të patundshme. Shtetet e Bashkuara mund të kenë avantazhe të mëdha në Ballkan. Ato mund të rivendosin misionin USAID dhe të investojnë në bursa për studentët. Gjithashtu, NATO duhet t’i ofrojë anëtarësimin Malit të Zi, që do ishte një lëvizje e mirë për t’i bërë ballë Rusisë”, theksoi Murphy.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.