Hiqet masa e pezullimit edhe për 6 institucione të arsimit privat

Postuar në 31 Tetor, 2014 17:58

Qeveria ka vijuar edhe më tej me heqjen e masës së pezulllimit për institucionet e arsimit privat në Shqipëri. Kështu në mbledhjen e datës 29 tetor është vendosur heqja e masës së pezullimit për shkollë e Lartë “Instituti Kanadez i Teknologjisë”; universitetin “Aldent”; Akademinë Profesionale të Biznesit; shkollën private të arsimit të lartë “Pavarësia”; ISSAT dhe shkollën e lartë “Wisdom University”. Më tej qeveria udhëzon Ministrinë e Arsimit që këto institucione të vijojnë veprimtarinë akademike. Pas universitetit “Bedër” dhe “Logos”, këto janë institucuonet e radhës, për të cilat qeveria ka hequr pezullimin.

s.z 

Comments

Submitted by Anonim 2 (not verified) on

<p>Ketij i thone &quot;Kthim ne identitet&quot;. Di njeri sa eshte shuma qe jane &quot;kollitur&quot;keta ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.