Firmoset për 150 mln USD. Përfaqësuesja e BB-së: Keni shpëtuar nga një krizë e madhe energjetike

Postuar në 03 Nëntor, 2014 05:07

Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë firmosur sot marrëveshjen për fondin prej 150 milionë dollarësh të financimit të Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se tashmë do ketë rritje të investimeve në të gjithë sistemin energjitik, dhe se

duke filluar nga viti 2015, ky sistem do liberalizohet. Ndërkohë, përfaqësuesja e Bankës Botërore,  Goldstein tha se reformat janë e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe

ato duhen përqafuar kurdoherë, pavarësisht kostos. Madje ajo bëri një deklaratë jo të zakontë, kur tha se “Brezat e ardhshëm në Shqipëri kanë shpëtuar nga një krizë shumë e madhe energjetike dhe kjo falë reformave që ka nisur qeveria në këtë drejtim”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.