Kthimi i fëmijës nga Siria në Prishtinë, shefi i shqiptarëve në ISIS jep urdhër vrasjeje për ata që ndihmuan

Siç njofton gazeta Express, Ridvan Haqifi, imam kosovar dhe komandanti i shqiptarëve në ISIS, ka dhënë urdhër që të vriten ata që ndihmuan në ri-kthimin e fëmijës së kidnapuar nga babai i tij, Erion Zena, të nëna e tij. Ai kërkon në veçanti kokën e xhihadistit Fitim Lladrovci, të cilin e ka shpallë ish-mysliman, një thirrje për ta vrarë çdo mysliman që e takon atë.
Imami kosovar, Ridvan Haqifi ose Ridvan El-Albani, që komandon xhihadistët shqiptarë në kuadër të organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS) ka dhënë urdhër që të ekzekutohen të gjithë ata që ndihmuan në aksionin e inteligjencës për nxjerrjen nga Siria të Erion Zenës, fëmijës që ishte grabitur nga baba i tij, terroristi Arben Zena.
a.k
Add new comment