Merkel “jep një dorë” për krizën e Kosovës. Mustafa, takim me kancelaren, thonë mediat e Prishtinës

Mediat e Prishtinës flasin për një takim të mundshëm javën që vjen, të kreut të LDK-së Isa Mustafa me kancelardn Merkel në Berlin. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë gjasat janë reale që Mustafa të nominohet për Kryeministër ndërsa Hashim Thaçi për President, duke i dhënë kështu një zgjidhje krizës politike në Kosovë. Në këtë mënyrë, duket se është ndërhyrja e vetë kancelares ajo që ndez një dritë në fund të tunelit të krizës, që për Kosovën do të thotë bllokim edhe të jetës institucionale qeverisëse dhe asaj ekonomike në vend. Ky konsensus mes PDK-së dhe LDK-së, është përfolur vazhdimisht ditët e fundit, dhe duket se jep edhe njëfarë zgjidhjeje logjike, pasi është fjala për dy formacionet politike që kanë fituar më shumë vota pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ende nuk dihet për fatin e partive të tjera që përbëjnë Bllokun opozitar, përkatësisht NISMËS dhe AAK-së.
a.k
Add new comment