Armët sheshit. 4 të vrarë pas një sherri në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit. Arrestohet si i dyshuar djali i deputetes Luiza Xhuvani

Postuar në 04 Nëntor, 2014 01:15

Nuk përbën lajm që në Tiranë qarkullohet lirisht me armë, por e reja është se 4 persona mbetën të vdekur pas një sherri në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit. Krimi i katërfishtë u shënua rreth orës 4 të mëngjesit, kur dhe u dëgjuan të shtënat që terrorizuan banorët e pallatit ku ndodhej lokali.

Dy nga viktimat u gjetën brenda lokalit ndërsa viktima e tretë ndodhej në një automjet tip "Benz" me targa të Tiranës, i parkuar në  përballë lokalit ku ndodhi sherri. Viktimë ka mbetur edhe një shtetas italian, i cili ndërroi jetë  gjatë transportimit për në spital. Sherri ka vazhduar më pas edhe jashtë ambienteve të lokalit, në rrugën përballë Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja. Viktimat janë  Edison Jaho  vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj  vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Arber Demiraj 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe shtetasi me kombësi italianë, Paolo Azzolo, 60 vjeç.  Policia tha se ka arrestuar tre autorët e dyshuar të krimit.

Ata janë Konstandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç 

Nga hetimet paraprake dyshohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta ndërkohë që policia ka shoqëruar personelin e lokalit dhe disa persona për të dhënë informacione lidhur me rrjedhën e ngjarjes.

l.m

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ngjarje te tilla duhet te na heqin perfundimisht iluzionin se reformimi i drejtesise kalon nga politika. Ne fakt, drejtesia eshte ne ate gjendje qe eshte pikerisht se eshte nen presionin dhe kontrollin e politikes. Imagjino te votoj ne parlament perseri Luiza Xhuvani e Ilir Meta reformen gjyqesore, mendoni seriozisht se interesi i tyre eshte perforcimi i sistemit apo kontrolli i tij?</p><p>Sa per kete plehren e Luizes, shpresoj qe drejtesia e gjykatave te bej te sajen se ne mos ajo do e bej drejtesia e rruges.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.