Qeveria tërhiqet nga rritja e taksës së automjeteve. Nuk do të përfshihet në paketën fiskale të 2015

Gazeta “Shqip” shkruan sot se qeveria është tërhequr nga propozimi fillestar për rritjen e taksës së automjeteve, e cila prek drejtëpërdrejtë qytetarët. Sipas gazetës, kabineti qeveritar është mbledhur mbrëmë rreth orës 22:00 për të diskutuar mbi ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave në paketën fiskale të vitit 2015.
Gazeta u referohet burimeve konfidenciale nga qeveria që thonë se qeveria është tërhequr nga kjo taksë. Megjithatë sipas “Shqip” kjo tërheqje nuk është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria, e cila pritet që sot të miratojë variantin zyrtar të paketës së re fiskale.
Sipas draftit të Ministrisë së Financave çdo automjet pavarësisht vitit të prodhimit, nuk do të taksohej më pak se 10 mijë lekë të reja në vit, duke filluar që nga Janari i 2015.
Në paketën e re fiskale është parashikuar edhe rritja e taksës së qarkullimit si dhe akcizës për duhanin.
l.m
Add new comment