Basha bën gati super-kryesinë e re të PD-së, numri shkon në gati 50 anëtarë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 03:14

Lulzim Basha po formaton kryesinë e re të PD-së, me një numër që duket se I kalon deputetët e kësaj partie. Sipas Shqiptarja.com, me ndryshimet e bëra në statut, parashikohet se kryesia e re do të përbëhet nga kryetari, nënkryetarët, kryesia e grupit parlamentar, kryetarët e departamenteve, sekretari i përgjithshëm, kryetarët e sekretariateve funksional. Në bazë të një përllogaritjeje, numri i tyre e kalon numrin e deputetëve duke ngritur në këtë mënyrë në PD-së një strukturë e cila do të ketë më shumë peshë se sa grupi parlamentar.
Kështu në PD do të ketë 22 kryetarë departamentesh dhe 6 sekretarë funksionalë të cilët janë automatikisht në kryesi. Veç tyre edhe nënkryetarët të cilët priten që të jenë rreth 5 së bashku me kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm e çojnë këtë numër në 35. Bashkë disa emërtesa të tjera dhe me kryetarët dhe nënkryetarët të komisioneve parlamentare, numri i tyre shkon në 47.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.