Gjykata e Lartë ndryshon masën e sigurisë për Fullanin dhe Golemin. Do të gjykohen në gjendje të lirë

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Avokati mbrojtës i Golemit e cilësoi të padrejtë mbajtjen në burg të klientes së tij, duke argumentuar se kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë ka kryer detyrën funksionale të Auditit të Brendshëm.
Pas këtij vendimi, Elivar Golemi pritet lërë qelitë e paraburgimit për të qenë e pranishme në 20 nëntor, kur dhe në Gjykatën e Tiranës do të nisë
procesi ndaj saj dhe të akuzuarve të tjerë të për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.
Gjykata e Lartë ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për ish-guvernatorin Fullani, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
l.m
Comments
Tashme mbetet qe prokurori

Tashme mbetet qe prokurori i ceshtjes,

qe shumekush mendoi ta mbi quante "Hero",

duhet te dergohet ne qeline e lene bosh prej bankiereve, kur keta nuk qenkan te rrezikshem.

Ose...

ose ne vend te tyre te dergohen Berisha dhe Rama, ideuesit e ketij Parlamen te kapur...!

Add new comment