Ku ishte Konstandin Xhuvani më 25 Prill? Pse Prokuroria e Gjirokastrës nuk mori parasysh provat e policisë për përfshirjen e tij në një incident me armë?

Po ngre një pikëpyetje të madhe mosarrestimi i Konstandin Xhuvanit, pas incidentit të ndodhur në 25 Prill të këtij viti në Gjirokastër kur ai u shpall në kërkim nga policia pasi akuzohej se kanosi me armë shtetasin Ergys Gashi duke qëlluar në ajër. Policia e referoi ngjarjen në Prokurorinë e Gjirokastrës duke paraqitur prova se autor I kësaj ngjarje ishte Kosnatndin Xhuvani.
Ja si thuhet në relacionin e policisë të datës 25 Prill të këtij viti:
“Në datë 25.04.2014, rreth orës 19:30, shërbimet e policisë së Komisariatit Gjirokastër janë njoftuar se pranë lokal “Lithiumit” në lagjen 18 Shtatori ka ndodhur një konflikt me armë ku një person ka qëlluar me pistoletë në ajër. Është bërë veprimi hetimor i paraqitjes për njohje me anë të fotografisë, dhe të tre personat e pranishëm në momentin e ngjarjes kanë identifikuar fotografinë e të njëjtit person, e cila i përkiste shtetasit Kostandin Gjergj Xhuvani, i cili ka qënë personi që është konfliktuar me shtetasin Ergys Gashi si dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër”
Po atë ditë me shkresë nr. ekstra (883), datë 25.04.2014 është bërë shpallja në kërkim me kartelë me ngjyrë “rozë” e personit të dyshuar për këtë ngjarje, shtetasit Kostandin Gjergj Xhuvani.
Policia thotë se me shkresën nr.786, datë 27.04.2014, materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit Kostandin Xhuvani i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”, të parashikuara nga neni 84 dhe 278, të K. Penal.
Këtu historia merr një kthesë tjetër. Në njoftimin e një ditë më parë të ministrisë së Brendshme thuhet se gjatë kohës që Konstandin Xhuvani ka qenë në kërkim policor, nga organi i Prokurorisë nuk është vendosur masë sigurimi ndaj këtij shtetasi, ndaj dhe mbështetur edhe në Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 56/1 datë 27.05.2013, “Për përdorimin e burimeve të informacionit, marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave” nga Policia e Gjirokastrës në datë 27.05.2014, është bërë anullimi i kërkimit të këtij shtetasi për kalim të afatit policor.
Prokurori i Gjirokastrës nuk ka marrë si prova faktet e policisë por pretendimin e servirur nga Xhuvani se në këtë datë ai ka qenë në spitalin psikiatrik të Elbasanit, pasi kishte qenë nën efektin e alkolit.
Pretendim i përforcuar sot edhe nga Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, Ylli Muça i cili në një intervistë për Neës 24 është shprehur se Konstandin Xhuvani është paraqitur atë ditë në këtë spital.
“Xhuvani është paraqitur tek ne, më 25 prill në orën 17:00. Kjo është e dokumentuar dhe në regjistrin e konsultave. Xhuvani qëndroi 1 orë, pasi u përmirësua u largua dhe nuk është paraqitur më pas kësaj date.”
Oraret e referuara flasin për dy vendodhje të ndryshme të Konstandin Xhuvanit në të njëjtën ditë dhe kohë afërsisht si dhe ngrejnë pikëpyetje të shumta mbi raportin e Prokurorit të Gjirokastrës, i cili mbron versionin se Xhuvani nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin për të cilin flet policia e Gjirokastrës.
l.m
Comments
Qe baba gishtat!
<p>Qe baba gishtat!</p>
ju gazetaret e dini shume
<p>ju gazetaret e dini shume mire si eshte e verteta. perse nuk e shkruani? nga kush keni frike? u be qe u be tragjedia dhe u vrane kater veta edhe me doren e drejtesise, cojeni deri ne fund kete pune.</p>
Add new comment