Soset durimi i amerikanëve për ngërçin në Kosovë. Ambasadorja Jackobson: "Mos e dhisni punën!"(video)

Postuar në 06 Nëntor, 2014 07:11

Ngrëçi politik që ka mbërthyer Kosovën pas zgjedhjeve parlamentare dhe pamundësia e klasës politike për të gjetur një zgjidhje ka sosur edhe durimin e amerikanëve.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Trejsi Xhekobson është zhveshur nga gjuha diplomatike dhe ka zgjedhur një shprehje në shqip si mesazh për politikanët kosovarë.

“Mos e dh….t punën”, raportohet të ketë thënë ambasadorja amerikane gjatë një takimi në Prishtinë.

Gazeta Express raporton se diplomatja amerikane këshilloi kryeministrin Thaçi se në zgjedhje nuk mund të shkohet pa konstituimin e parlamentit.  Sipas saj, kutitë e votimit janë zgjidhja e fundit, nëse të gjithë të mandatuarit, nuk arrijnë të krijojnë shumicën në parlament.

Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, partitë e të cilëve janë pjesë e bllokut 4-partiak që kanë shumicën në Kuvendin ende të pakonstituuar të Kosovës, kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që u jep atyre të drejtën e forimit të institucioneve, pas dështimit të PDK-së.

http://www.youtube.com/watch?v=93lOk1A1P28

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.