Masa në Gjykatë, “arrest me burg” për Konstandin Xhuvanin dhe Erald Sidan

Gjykata lë burg të dyshuarin kryesor të masakrës me 4 viktima në lokalin “Ante Grand”. Rreth orës 10: 20, Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida mbërritën në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie. Dosja e Prokurorisë ishte dorëzua një ditë më parë. Konstandin Xhuvani është futur me pranga në duar breda kafazit, para trupit gjykues në seancën e parë në ngarkim te tij. Prangat iu hoqën pas ndërhyrjes së gazetarëve, se pse ai po paraqitej në atë mënyrë. I arrestuari si autor i masakrës ne lokalin e natës ne Tiranë me 4 viktima ka kërkuar si avokat Ardian Lekën, i cili nuk ka qenë i pranishëm. Në sallë kanë munguar familjarë të tij. Gjyqtare është Enkela Bajo, ndërkohë që avokat kryesisht është caktuar Violent Coniku. Në seancë Xhuvani është shprehur se “nuk mban mend gjë nga ngjarja”. Për prokurorinë nuk ka më asnjë dyshim, se Konstandin Xhuvani, është autor i vrasjes së katërfishtë të ndodhur mëngjesin e së martës në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se të katër viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë, pikërisht arma që iu gjet në duar Xhuvanit, teksa pas masakrës që shkaktoi, tentoi ti shpëtonte policisë. Si për të përforcuar më tej këtë fakt, në dosjen e prokurorisë, thuhet se në duart e 25-vjeçarit janë gjetur gjurmët e barutit.
L.V
Add new comment