Lulzim Basha prezanton koordinatorët kombëtarë: Garantojmë mbështetjen ndaj çdo qytetari që propozon ide dhe zgjidhje

Lulzim Basha prezantoi mesditën e sotme 20 koordinatorët kombëtarë të PD-së, duke vlerësuar angazhimin e tyre në parti. Kryetari i PD-së theksoi se ribashkimi, hapja dhe ripërtëritja kanë bërë që bë PD të vërshojnë dhjetëra dhe qindra intelektualë. Kreu i opozitës theksoi se demokratët synojnë të bëjnë gjithçka për të realizuar një ndryshim themelor, pozitiv në politikën e vendit. “PD është e vendosur të garantojë të gjithë hapësirën dhe mbështetjen ndaj çdo qytetari që propozojnë ide dhe zgjidhje që dinë ti venë ato në jetë dhe në zbatim. Duam të japim mesazhin dhe shembullin se propozimi ynë për qytetarët shqiptarë janë këto vlera, të rinjtë dhe të rejat burrat dhe gratë që e kanë kokën plot, që kanë dhënë prova individualisht dhe vazhdojnë të japin prova se mund të marrin përgjegjësi dhe ti përmbushin ato. Punojmë për integrimin evropian me bindjen se integrimi evropian është rruga e duhur.”- deklaroi Basha.
L.V
Add new comment