Bushati për “Euractiv”: Me Serbinë të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniesh

Postuar në 07 Nëntor, 2014 09:39

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për median gjermane “Euractiv”, ka kthyer përgjigje për një sërë çështjesh të rëndësishme si, vizita e Kryeministrit Edi Rama në Serbi më 10 nëntor, incidentet e ndodhura në stadiumin e Beogradit, procesin e reformave të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, si dhe mbi përfshirjen e Shqipërisë në koalicionin kundër ISIS. Për shtyrjen e takimit Rama-Vuçiç javën ai tha: “Të dy Kryeministrat patën një mosrakordim për shkak të incidenteve të dhunshme rreth ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd. Pas një telefonate ata kanë arritur një marrëveshje mbi një datë të re, 10 nëntor. Ne jemi të vendosur për të përmbushur këtë afat. Ne duam të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”.

Ndërsa pyetjes se Komisioneri Evropian, Jean-Claude Juncker, ka siguruar në mënyrë të përsëritur se asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së në pesë vitet e ardhshme, Bushati iu përgjigj: “Deklarata të tilla nuk kanë të bëjnë me të vërtetë me dekurajimin. Por unë do të jem i sinqertë: Ne – dhe asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor – nuk është në gjendje të bashkohet me BE në pesë vitet e ardhshme. Në dhjetë vjet, ne do të jemi gati për t’u bashkuar. Por, nuk është koha ajo që ka rëndësi. I rëndësishëm është dizenjimi i procesit të përafrimit, si për shembull procesi i Berlinit”.

Për luftën në Siri dhe Irak, Bushati tha: Ne jemi pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër  ISIS dhe kemi bashkësponsorizuar mjaft rezoluta. Në planin kombëtar kemi forcuar legjislacionin që trajton fenomenin e terrorizmit. Ndonëse ne nuk jemi direkt te përfshirë në luftën kundër ISIS, mund te jemi nën nje risk të përgjithshëm për shkak të pozicionit gjeografik. Ne jemi praktikisht portambajtese/gatekeeper e Evropës kur është fjala për t’u mbrojtur nga kërcënimet e terrorizmit. Në të njëjtën kohë besojmë se dialogu ndërfetar ështe mjaft i rëndësishëm. Vizita e Papa Franceskut, në shtator, në Tirane na ka inkurajuar më shumë në këtë drejtim”

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.