Edhe vajza e Fahri Balliut mes kordinatorëve kombëtarë të PD të prezantuar nga Basha

Postuar në 07 Nëntor, 2014 12:36

Mjafton t’i hedhësh një sy listës së 24 kordinatorëve kombëtarë të Partisë Demokratike për të kuptuar se përzgjedhja e emrave në disa raste është bërë me kritere partiake. Kështu mes ekipit  të të rinjve që do të angazhohen për çështje të caktuara të programit dhe aktivitetit politik të  Partisë Demokratike është edhe vajza e botuesit të njohur të Gazetës 55, Fahri Balliu i njohur për qëndrimet e tij të afërta me Partinë Demokratike.

Henris Balliu ka përfunduar studimet në Londër dhe në vitin 2009-2010 ka punuar si asistente e kryetares së Komisionit për Ndihmë Juridike Shtetërore, ngarkuar me leximin dhe përzgjedhjen e aplikimeve përsa i përket ndihmës legale të ofruar.

Po ashtu në këtë listë bien në sy emra si Valbona Karapici,  vajza e ish-deputetit të Partisë Demokratike Gëzim Karapici si dhe të tjerë emra të lidhur me Partinë Demokratike si Rejla Bozdo, Mateo Spaho, e Lediana Fratari.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.