Rrëfimi i Julian Sinanaj në Prokurori: Porosia për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi erdhi nga Durrësi

Dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi i cili u ekzekutua në mënyrë makabër me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011, mund të jetë më pak e mistershme për drejtësinë shqiptare. Në “Gazeta Shqiptare” sot është botuar një shkrim me titullin: “Kush e vrau gjyqtarin Konomi? Rrëfehet Julian Sinanaj: Urdhri u dha nga Durrësi”. Sipas “Gazeta Shqiptare” i akuzuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj, u ka rrëfyer prokurorëve 2 javë më parë, gjithçka që ai di mbi vrasjen e Konomit. “Gazeta Shqiptare” sjell rrëfimin e Sinanajt i cili pohon se vrasja e gjyqtarit Konomi është kryer për motive pronësie, me porosi nga Durrësi. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda më 25 tetor 2014, “bashkëpunëtori i drejtësisë”, ka treguar emra të personave konkretë, që në bashkëpunim kanë realizuar vrasjen e Konomit.
L.V
Comments
Ne qofte se informacioni
<p>Ne qofte se informacioni eshte i vertete atehere lind pyetja: kush dhe pse e jep informacionin per mediat?</p><p>Duket paradoksale qe prokuroria te beje publike nje informacion kaq te rendesishem.</p><p> </p>
Add new comment