Rritja e taksave dhe tatimeve 2015 - qytetarët do të paguajnë 15% mbi çdo të ardhur personale, përveç pagës

Postuar në 08 Nëntor, 2014 01:39

Çdo qytetar prej datës një janar do të paguajë në shtet në formë takse mbi të ardhurat edhe 5% më shumë. Dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë që i shtohet të gjitha rritjeve të çmimeve në përgjithësi e që kulmon me atë të energjisë elektrike. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka shpjeguar se "Paketa fiskale ka 14 masa në tërësinë e tyre, ku tre masa realizojnë gjenerim të ardhurash, kurse 11 masa janë lehtësim të biznesit dhe të qytetarit, konsumatorit, individit në Shqipëri". Ndër tre taksat që do të rriten është ajo e qarkullimit, akciza e cigareve dhe tatimi mbi te ardhurat personale veç pagave. Taksa e qarkullimit rritet me 10 lekë për litër, akciza e cigareve me 20 lekë për paketë, ndërsa çdo e ardhur personale veç pagave do taksohet në 15 për qind nga 10 për qind, që është aktualisht. Këtu përfshihet taksimi i fitimit nga shitja e shtëpive apo pronave të tjera, ai i te ardhurave nga pronësia intelektuale, lojrat e fatit dhe interesat e depozitave.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.