Kandidaturat për Kryetar Kuvendi në Kosovë, Hajredin Kuçi më shumë shanse se Arsim Bajrami

Gazeta “Blic” shkruan se ka mësuar që Thaçi dhe Veseli janë duke u hamendur që për postin e Kryetarit të Kuvendit të nominojnë Hajredin Kuçin i cili do të duhej të jetë më i pranueshëm sesa Arsim Bajrami pasi ky i fundit nuk ka marrë votat në të njëjtën kohë nuk do të ishte edhe aq fleksibil në procesin e dytë- atë të formimit të Qeverisë për të cilën Thaçi ka dy javë afat. Burime ndërkombëtare thanë për gazetën “Blic” që PDK-ja ka kohë deri të martën të vendosë nëse do ta thërrasë vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit. Ndryshe Blloku do të mund të procedojë me mbledhjen e nënshkrimeve dhe zëvendësimin e Flora Brovinës me deputeten më të re të Kuvendit, Teuta Rugovës. Mundësia për të shkuar edhe në zgjedhje është e barabartë me zero pa konstituim të Kuvendit të Kosovës. PDK do të ketë një periudhë tepër të vështirë javën që vjen pasi që të gjitha gjasat janë që kjo parti- me apo pa dëshirën e saj, deri në fund të nëntorit do të duhet ta dorëzojë qeverinë pasi që shumica parlamentare e Bllokut atë e ka vënë para aktit të kryer. Gazeta “Blic” shkruan se në të gjitha këto rrethana duket që gjasat e Kuçit për kryeparlamentar janë shumë më të mëdha sesa të të paparashikueshmit Arsim Bajrami.
L.V
http://gazetablic.com/hajredin-kuci-ka-shume-shanse-per-kryeparlamentar-sesa-arsim-bajrami/
Add new comment