Autoriteti i Konkurencës rekomandon rishikimin e procedurave të blerjes së energjisë. Kjo, pas skandalit të para disa javëve

Autoriteti i Konkurencës ka marrë dje, ma datë 7 nëntopr, një vendim, përmes të cilit rekomandon sesi duhet të procedohet në tregun e prokurimit të energjisë elektrike, me synim rritjen e konkurencës. Kjo deri në miratimin e ligjit “Për energjinë elektrike”. “Në konkluzion Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë ERE-s që në përmbushje të qëllimit për mirëfunksionimin e tregut të energjisë elektrike, për rritjen e konkurrencës në tregun përkatës të blerjes së energjisë elektrike, që në kushtet e ndryshuara të statutit të shoqërisë pas marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ, të rishikojnë procedurat e blerjes së energjisë elektrike mujore dhe vjetore për OSHEE. Rekomandimet synojnë (a)nxitja e pjesëmarrjes në procedurat e blerjes së energjisë, (b)Nxitja e konkurrencës ndërmjet blerësve; (c) sigurimi i trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e blerjes së energjisë; dhe (d) sigurimi i integritetit, besimit publik dhe transparencës në procedurat e blerjes së energjisë elektrike dhe kosto sa me te uleta per keto lloj transaksionesh. Komisioni i Konkurrencës ka rekomanduar të rishikohet vendimi 30, datë 23.3.2001 i ERE-s “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të blerjes nga KESh SH.A....” duke specifikuar që pranimi, vlerësimi dhe negocimi i ofertave të kryhet në prani të ofertuesve duke rritur në këtë mënyrë besueshmërinë e procesit dhe konkurrencën ndërmjet ofruesve dhe duke hapur tregun dhe lejuar te gjithe aktoret e tregut(edhe prodhuesit vendas të energjisë) të marrin pjesë nëprocedurat e tenderit duke e bërë në këtë mënyrë më konkurrues procesin”, thuhet në vendim. ai merret pas skandalit të zbuluar pas ankimit të subjekteve të caktuara, se prokurimi i bërë në periudhën gusht-shtator, ka shkaktuar 7 milionë dollarë dëme. Nuk dihet nëse do të ketë hetime për këtë çështje, pasi jemi të gjithë në mirëbesim të qëndrimit të qeverisë, shprehur me maksimumin e zërit, se vjedhja e energjisë, është vepër penale.
http://www.caa.gov.al/news/read/id/264
s.z
Add new comment