Papa Françesku largon nga detyra e kreut të gjykatës së Vatikanit, kardinalin kritik, Raymond Burke

Revista “Time” e ka cilësuar si ulje në detyrë emërimin e kardinalit Raymond Burke, i cili nga drejtues i gjykatës më të lartë të Vatikanit, Segnatura Apostolica, është caktuar në detyrën e drejtuesit të Urdhrit të Maltës. “Time” citon “National Catholic Reporter”, që shkruan se “ky pozicion zakonisht u jepet kardinalëve që lënë detyrën, ose si detyrë e nivelit të dytë për njnë kardinal aktiv”. Burke erdhi në vëmendje të mediave, për një deklaratë që bëri para disa ditësh, përmes të cilën u shpreh kritik për drejtimin e Kishës nga Papa Françesku. “Me Papa Françeskun në rkey, Kisha i ngjan një anijeje pa timon”, tha ai. Një deklaratë që duket se po lexohet si shkak i vendimit të Bergolios për ta kaluar atë në detyrë tjetër.
http://time.com/3574166/pope-francis-demotes-cardinal-raymond-burke/
s.z
Add new comment