Sheshel flet pas lajmit se do të lirohet: “Do të përqendroj të gjitha fuqitë për t’u hakmarrë”

Postuar në 08 Nëntor, 2014 16:50

Vojisllav Sheshel, radikali serb, që pritet të lirohet së shpejti për arsye shëndetësore, ka deklaruar se nuk do të kthehet në Serbi, për të pushuar. “Nëse vij në Serbi, unë nuk do të merrem me kujdesin mjekësor, por do të përqendroj të gjithë fuqitë e mia për t’u hakmarrë”, citon “Blic” Sheshelin. Nuk dihet çfarë kuptimi praktik mund të ketë ky kërcënim, por me gjasë hakmarrja lidhet me ata që ai i percepton si  dorëzues të tij në Hagë. Kryeministri Aleksandër Vuçiç është një nga njerëzit që me siguri, aktin më radikal të karrierës, ka pikërisht largimin nga Partia Radikale e Sheshelit dhe kalimin drejt Partisë Progresiste. Lideri i Partisë Radikale mendohet se do të lëshohet nga Tribunali Ndërkombëtar pas diagnostikimit me kancer në mëlçi.

http://english.blic.rs/In-Focus/10590/Vojislav-Seselj-Im-Looking-for-Rev...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.