“Panorama”: Heqja e fashës 300 kwh, masa e kompensimit për të varfërit do të jetë 700 lekë

Qeveria ka llogaritur që masa e kompensimit të energjisë elektrike pas heqjes së fashës 300 kwh të jetë 700 lekë të rinj për çdo përfitues. Burime pranë Këshillit të Ministrave thanë për gazetën “Panorama” se familjet që përfitojnë mbështetje financiare pas rritjes së çmimit të energjisë do të mund të kompensohen në masën 100%, duke bërë që heqja e fashës 300 kwh të mos dëmtojë ekonomitë e tyre.
Qeveria ka miratuar në buxhetin e vitit 2015 15 milionë dollarë, ose 1.5 miliardë lekë për të përballuar këtë faturë, ndërsa ka përcaktuar dhe kategoritë që do ta përfitojnë atë. Janë 203.928 familje që do të përfitojnë kompensimin që vjen nga rritja e çmimit të energjisë, ndërkohë që enti i shpërndarjes së energjisë numëron 500 mijë kontrata.
http://www.panorama.com.al/2014/11/09/zbardhet-shtesa-per-kompensimin-e-dritave-per-pensionistet/
n.k
Add new comment