Argumentimi naiv i UEFA-s: Stadiumi i Beogradit ishte i sigurtë për të vijuar ndeshjen pas incidentit në fushë. Po lojtarët a ishin në gjendje?

Postuar në 09 Nëntor, 2014 06:07

UEFA bën një sy qorr dhe një vesh shurdh në raportin që argumenton vendimin e Komisionit të Disiplinës që dënoi me humbje të ndeshjes Shqipërinë dhe 100 mijë euro gjobë për incidentet në Beograd.

Teksa argumenton vendimin e arbitrit Atkinson për rifillim të ndeshjes të aprovuar edhe nga zyrtarë të UEFA-s, Komisioni vlerëson se stadiumi përmbushte të gjitha standardet për rifillimin e takimt. Në fakt arsyeja që Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur  për mosdaljen në fushë ka qenë pamundësia për të rifilluar lojën, jo për shkak të kushteve të sigurisë por të pamundësisë së lojtarëve për të luajtur në kushtet e gjendjes së paparshtatshme fizike dhe psikologjike. Argumentimi i UEFA-s është analizuar sot në gazetën “Shqip” që rendit faktet e zbardhura  nga raporti i Komisionit të Disiplinës

Ja argumentimi i UEFA-s:

 “Duke marrë parasysh të mësipërmet, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës mendon se në çështje si kjo, në të cilën gjyqtari vendos për rifillimin e ndeshjes pasi ka vlerësuar dhe konsultuar për situatën edhe Delegatin e UEFA-s dhe oficerin e sigurisë, i cili në fakt është eksperti i caktuar në këtë çështje për ndeshjen, Federata duhet të ndjekë instruksionet e tij edhe për faktin se ndeshja prezumohet në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë. Në këtë pikëpamje, përndryshe, organizimi i ndeshjeve të futbollit do të ishte kaotik, nëse organizatori lë vendimin përfundimtar që të merret nga klubi apo shoqata që është e interesuar”

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.