Agjencia “Presheva Jonë”: Rama do ta vizitojë Preshevën të martën

"Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitës së nesërme në Beograd, në orët e hershme të mëngjesit të së martes do të udhëtojë për në Preshevë". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” znj. Suzana Vasilevic shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Me këtë konfirmim zyrtar për vizitën e kryeministrit Rama në Preshevë hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Edi Rama nuk do të shkojë apo nuk do t’i lejohet të vizitojë qytetet shqiptare në Jugun e Serbisë, respektivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë përgatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh.
n.k
Add new comment