“Këshilla” e ekspertëve të ekonomisë për qeverinë: “Pro uljes së borxhit, por kujdes me taksat!”

Postuar në 09 Nëntor, 2014 11:07

Përpjekja e qeverisë për të ulur borxhin publik si dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura në projektbuxhetin e 2015, vlerësohet si një lëvizje në kahun e duhur. Ekspertët e ekonomisë Arben Malaj e Selami Xhepa thonë për “Vizion Plus” se ky është prioritet mbi prioritetet.

Por ekonomistët janë kritik në politikat fiskale që shoqërojnë buxhetin. Sipas tyre qeveria ka gjetur rrugën më të lehtë për të rritur të ardhurat duke rritur disa nga taksat. Qeveria ka në plan të marrë 10 miliard lekë më shumë gjatë vitit 2015 nga rritja e taksave, duke përfshirë taksën mbi karburantin, mbi makinat, mbi interesat bankare, dividentin etj.

http://vizionplus.al/pro-uljes-se-borxhit-por-kujdes-me-taksat/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.