Raporti: 9 në 10 shqiptarë flasin brenda operatorit telefonik dhe mbajnë me shumë se 1 aparat celular

Postuar në 09 Nëntor, 2014 15:02

Për shkak të tarifave të larta të komunikimit me celular nga njëri operator te tjetri, shqiptarët komunikojnë me njëri-tjetrin duke mbajtur shumë telefona celularë në xhep për të gjetur operatorin e njëjtë me bashkëfolësin.

Një raport i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për 6-mujorin e parë të këtij viti, tregos se 87% e thirrjeve në rrjetet celulare kryhet brenda rrjetit, duke përfshirë edhe 6% të thirrjeve drejt rrjeteve ndërkombëtare ose telefonata me jashtë. “Nëse e heqim këtë pjesë të thirrjeve ndërkombëtare rezulton se rreth 93-94% e thirrjeve brenda vendit kryhen brenda rrjetit dhe vetëm 6-7% e thirrjeve janë jashtë rrjetit, 6% drejt celularëve të tjerë dhe vetëm 1% drejt rrjeteve fiks” shkruan revista ekonomike “Monitor”.

Për më shumë: http://www.monitor.al/shqiptaret-me-shume-se-9-ne-10-flasin-brenda-operatorit-2/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.