Pandeli Majko “pikturon” me ngjyra patriotike vizitën e Ramës në Beograd. “Po shkon t’i provojë publikut ndërkombëtar nëse serbët kanë ndryshuar apo jo”

Pandeli Majko ka shkruar diçka sot në profilin e tij në “Facebook” për vizitën e Edi Ramës, që është kryeministri i Shqipërisë, në Beograd. Majko ka qenë kryeministër dhe ministër Mbrojtjeje dhe i ka shumë përzemër çështjet e rajonit. Në postimin e vet, ish-kryeministri thotë se nervozizmi serb për vizitën lidhet me atë se Rama do t’u provojë të gjithëve nëse serbët kanë ndryshuar ose jo. “Ai nuk po shkon të “blejë” karrierën e tij personale në Beograd, por të ofrojë kërkesën e një bashkëjetese të re midis shqiptarëve dhe serbëve. Ai nuk po kërkon të provojë çfarë ka ndryshuar tek shqiptaret. E kundërta është e vërtetë ndaj dhe nervozizmi serb është kaq i qartë. Dhe kanë të drejtë… Një piktor surealist po shkon t’i provojë publikut ndërkombëtar nëse serbët kanë ndryshuar apo jo, pas dramave që ata i dhuruan Ballkanit dhe vetvetes. Kjo edhe te tjera, bën që Edi Rama të na përfaqësojë të gjithëve në kumtin e kësaj vizite”, shkruan Majko. Një ditë më parë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë që u mediatizua shumë, shprehej se me serbët “duhet të hapim një kapitull të ri”. Të gjitha këto, janë deklarime më shumë propagandistike, sa kohë që është e vështirë të pranohet se Edi Rama do të hapë një kapitull të ri, ndërkohë që vetë serbët brenda në Serbi nuk kanë ndërmend ta riformulojnë politikën e tyre, në funksion të imazhit, siç ndodh në Shqipëri. Po kështu ka vlerë edhe një shqyrtim i asaj që thotë Majko, pra se “piktori surealist do t’i provojë publikut ndërkombëtar nëse serbët kanë ndryshuar apo jo”. Të mos harrojmë se Edi Rama përfaqëson vendin më të varfër në Europë, një vend që ka shpërdoruar raste historike për shkak të paaftësisë së vet për zgjidhur krizat e brendshme, një vend nga më të korruptuarit dhe me kriminalitetin si pjesë e pandashme e profilizimit të tij ndërkombëtar. Një vend që ka probleme me bashkëjetesën e brendshme, sa kohë që paqja sociale është përherë e brishtë. Ndaj ky kontrast që shpreson z. Majko, gjithnjë si imazh që luhet para ndërkombëtarëve, është më shumë iluzion. Aq më tepër kur në këtë rast, siç e dimë, po luan gjeopolitika dhe jo marketingu. Po gjithsesi mbeten edhe 24 orë, në kalimin e faqes drejt kapitullit që shpreson z. Bushati, të cilin e presim të gjithë ta shohim. Edhe pse z. Rama, kryeministri i Shqipërisë, nuk pranoi të bënte publike se çfarë do të thotë në Beograd, kur u pyet në intervistën e fundit.
s.z
Comments
Edi Rama do perfaqesoje
<p>Edi Rama do perfaqesoje pjesen me te keqe te shqiptareve.</p>
S'prish pune, tek e fundit ne
<p>S'prish pune, tek e fundit ne Serbi po shkon.</p>
Cfare eshte ky? Lajm apo
<p>Cfare eshte ky? Lajm apo opinion?</p>
Add new comment