Rama mbërrin në Beograd, udhëtoi me “Air Bosnia” dhe shoqërohet nga një ekip gazetarësh

Kryeministri Rama mbërrin në Beograd rreth orës 09.30. Avioni i linjës “Air Bosnia” në bordin e të cilit ndodhej kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar la aeroportin Nënë Tereza në orën 08:40 për të nisur udhëtimin drejt Beogradit. Rama mbërriti në Aeroport rreth orës 08:00. Në këtë vizitë ai është i shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Gjithashtu në avion ndodhen dhe shumë gazetarë shqiptarë. Pas 68 vitesh, kohë kur Beogradin e viziti Enver Hoxha, vizita e Ramës është e para zyrtare e një kryeministri shqiptar në Serbi.
L.V
Add new comment